Ditën e djeshme në një pjesë të madhe të mediave qarkulloi lajmi se Çiljeta Xhilaga ishte larguar nga Partia Demokratike pasi ishte zhgënjyer nga drejtimi i Lulzim Bashës. Si një besnike e përhershme, që ka shprehur hapur përkrahjen për PD-në, kjo gjë i habiti jo pak ndjekësit.
“Unë jam larguar nga PD-ja sepse kam pakënaqësi nga Lulzim Basha. Unë kam ndryshuar dhe vota ime këtë vit shkon për PS-në dhe Edi Ramën. Sigurisht që habiteni por Rama e meriton, demokratët janë zhgënjyer nga Luli”, thuhej se kishte thënë Çiljeta në një intervistë, por nuk dihej se në çfarë emisioni.
Mirëpo ditën e sotme këngëtarja ka reaguar sërish.
Çiljeta shprehet se ajo nuk ka për të folur më për bindjet e saj politike, sepse është diçka personale dhe nuk dëshiron t’i ngatërrojë me profilin e saj publik.
“Nuk e di cilit i lindi në zemër të shpikë një intervistë të timen ku flas sërish për politikë… nuk kam folur dhe nuk kam për të folur më ndonjëherë për bindjet e mia.
Ato janë personale dhe nuk kam në plan t’i ngatërroj me personazhin publik. Dua të sqaroj të gjithë ata që më ndjekin se në deklaratën e publikuar nuk ka asnjë të vërtetë. Nuk jam larguar aspak si e zhgënjyer!”, shkruan Çiljeta.