Ambasadorja amerikane, Yuri Kim do të jetë sot e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 dhe para saj ajo ka nxjerrë një deklaratë të sajën lidhur me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri.
Znj.Kim thotë se nuk bën premtime të mëdha, por mund të thotë se SHBA e ka shumë seriozisht Reformën në Drejtësi.
Ajo gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet, por të gjykojnë bazuar në faktet.
Postimi i plotë nga Ambasasda Amerikane:
Ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cila është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes.
Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte”.
Ndiqni News 24 sonte mbrëma, ora 21:00, për intervistën ekskluzive të Ambasadores Yuri Kim me Sokol Ballën.
Shihni Ambasadoren teksa zbulon stërvitjen më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan dhe flet mbi vitin e saj si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ç’duhet të presi Shqipëria nga administrata e re, mesazhin e saj mbi zgjedhjet që po vijnë, përpjekjet e SHBA kundër korrupsionit, përparimin në reformën në drejtësi dhe shumë të tjera. Sonte mbrëma, në News24, ora 21:00.
???????????????……. ?
Lol, Kim Lu Luja e Bidenit dhe e Kameles apo e Obumes, lol…
=
Dasha ta baj Shqiperinene si Amerika njona….
Hyj te ata njerez qe kem pas shume otimizem per reformen ne drejtesi, por qe kur u lejua Ilir Meta te fusi duart ne te,duke futur jashte kritereve ligjore ne gjykaten kushtetuese Xhaferrllarin,mendoj se reforma ne drejtesi eshte kohe e harxhuar kot. Nuk shohe ndonje ndryshim midis ish krimeve te renda me spakun.
Reforma ne drejtesi sa ishte Donald Lu ambasador nuk pati devijime, me ikjen e tij Meta futi duart ne te,dhe sot kemi nje gjykat kushtetuese te dyshimt, dhe frenim te krijimit te gjykates se lart.
Mos na e thuaj ne shqiptareve, se reformes tende ja pame hajrin, po thuaja Sali kermes, Shkerdhenit dhe Lice presidentit, se ata te shurrojne ne goje ty dhe reformen tende, se ketij vendi ja kane bere nenen me kohe! Se po vazhduat keshtu, nuk eshte cudi ndonje revolucjon alla kubanez, qe tju fusi edhe ju dobicat e ” demokracise”, ne te njejtin thes me dobicat tuaj Batiste.
Duhet të quhet reforma në padrejtësi.
Po nuk pamë të arrestohen si fillim nja 1000 politikanë dhe ish politikanë , kryebashkiakë dhe ish-kryebashkiakë, drejtora dhe ish drejtorë, prokurorë dhe ish prokurorë , gjykatës dhe ish gjykatës e të përfundojnë në burg për vjedhjen e pronës publike dhe të buxhetit të shtetit, tenderave, përvetësimin e pronës private, PPP-ve ,korrupsion me lejet e ndërtimeve, lëshime kriminelësh e vrasësish nga burgjet etj etj, reforma në drejtësi do vazhdoje të ngelet thjesht një flluskë sapuni.
Shqiptaret kane besuar dhe besojne te reforma. Besim qe mbeshtetet ne premtime, ne fjale. Dihet qe Amerika eshte shtet serioz ne punet qe kryen. Po duhen fakte. Perndryshe besimi bie.