Piro Milkani flet pas vaksinimit: Vaksina është gjëja më e mirë e kësaj pandemie të keqe. E kam këmbën e mbarë për ato që janë mbi 80 vjeç

21 Shkurt 2021, 11:39Sociale TEMA

Ditën e sotme janë paraqitur pranë ambienteve të stadiumit Air Albania, personalitete të ndryshme mbi moshën 80-vjeç për t’u vaksinuar kundër koronavirusit.

Mes tyre është edhe regjisori i njohur Piro Milkani, i cili dha një deklaratë për mediat, pasi u vaksinua.

Ai tha gjithashtu se kishte këmbën e mbarë edhe për të moshuarit e tjerë që do të vaksinohet.

“Pas 6 mijë qytetarëve të nderuar të Republikës së Shqipërisë, siç janë mjekët, infermierët personat e azileve.

Kam këmbën e mbarë, por tani miqtë e mi do të kenë nderin të vaksinohen. Vaksina është gjëja më e mirë e kësaj pandemie të keqe.

Nëse 100 vite të para gripi spanjoll mori miliona jetë, ndërsa tani unë mendoj që shpejt do i rikthehemi normalitetit. Vaksina është një gjë shumë e mirë”,- tha Milkani.

1 komente në “Piro Milkani flet pas vaksinimit: Vaksina është gjëja më e mirë e kësaj pandemie të keqe. E kam këmbën e mbarë për ato që janë mbi 80 vjeç”

  1. Pordhe me rigone.... says:

    Po ore,ata 80 vjecare u bie te vaxinohen ne…..vjeshte!!!!
    Der athere…….. gezuar ramazonin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje