
Nga Mimoza Dervishi*
Acarimi arriti kulmin një javë para se fushata zgjedhore të hapej formalisht. Shqipëria në fakt, historikisht, gjatë gjithë kohës është në fushatë. I vetmi ndryshim është momenti kur fillojnë dalin sondazhet e para, që edhe kësaj here, pothuajse njëlloj si katër vjet më parë, nga të njejtat kompani sondazhesh, nxirrinin kudo fituese Partinë Socialiste.
Të vetmit të shokuar me këtë rezultat paraprak ishin analistët, ose sic kolektivisht mund të biem dakord ti quajmë zëdhënësit ekstremistë të opozitës. Studiot televizive shqiptare janë gjithashtu, historikisht të irrituara dhe këtu s’ka asnjë lajm.
Kakofonia, mbivendosja e zërave, ku të gjithë flasin në të njejtën kohë, nihilizmi kur s’ka argumenta, vulgariteti si shprehje revolte dhe në fund thirrjet për lufte si shprehje dëshpërimi, janë pak nga emocionet, që vec sa gërrvishtin sipërfaqen e një realiteti televiziv, që nuk ka lidhje me realitetin e shqiptarëve. Kurba emocionale e ekstremistëve televizivë të opozitës, të kapur në befasi pse PS-ja del sërish fituese, kaloi “live”, nga zemërimi me sondazhet dhe me votuesit, që nuk mendojnë si ata, tek dëshpërimi dhe katapultimi, që Rames nuk kemi c’ti bëjmë, por ai tani duhet të na e bëjë këtë nder dhe të iki vetë. Me votë, duket s’ka gjasa të largohet.
Asnjë analizë e mirëfilltë mbi sondazhet, që për keq a mirë, me gjithë pasaktësitë dhe cudirat, janë një mjet pune, që lexon mendjen e votuesve dhe mat pulsin e elektoratit, në rastin konkret, një muaj para zgjedhjeve. Ky duhet të ishte momenti, ku emocionet personale duheshin lënë mënjanë për të lexuar emocionet e votuesve, të cilat sic treguan sondazhet, s’kane pikë lidhje me emocionet e megafonit opozitar. Fakti, që të vetmit të shokuar janë pikërisht ekstremistët e opozitës, tregon shkëputjen e madhe të tyre nga realiteti.
Disa bëjnë sikur s’kuptojnë, të tjerët, vërtetë nuk kuptojnë. Sëbashku, i kanë kthyer studiot televizive në mejhane, ku vetëm tymi i duhanit mungon. Po kush janë ekstremistët e opozitës dhe pse janë kaq të dëshpëruar, sa më shumë dita e zgjedhjeve afron? I gjeni në cdo studio me shumicë. Mund të numërohen vetëm tre ose katër individë që mundohen të balancojnë korin partizan. Ekstremistët opozitarë, janë ata të cilëve u ka dalë turpi njëherë e mirë dhe as që e marrin mundimin të pretendojnë të duken si analistë të pavarur.
Ka kohë që nuk respektojnë, as rregullat më bazike të profesionit të dikurshëm. I kanë dhënë të drejtën vetes të jenë udhërrëfyesit e opozitës, strategët e saj, inciatorë idesh, (gjithmonë të dështuara), dhe në fund janë luftranxitës. Tu thuash palë politikë, është shumë pak. Beteja për pushtet në 25 prill, është beteja e tyre personale. Në këtë këndvështrim duhet kuptuar frustrimi i tyre. Jo si analistë, as si përfaqësues të opinionit publik shqiptar, e aq më pak si barometra të asaj që do ndodhë ditën e zgjedhjeve. Nëse zyrtarisht do ti bashkoheshin opozitës, askush nuk do cuditej.
Cudia është, që edhe kur ndonjëri, i sapofutur në listë për deputet, vazhdon të trajtohet nëpër studio si analist! Ata janë aty dhe kudo, në vendin që s’duan ta lëshojnë. Shpesh flitet, sesi partitë politike janë thjesht individë-kryetarë, ku s’ka demokraci, ku nuk ka pasardhës, ku nuk mendohet për atë që lënë mbrapa.
Eshtë i njejti fenomen edhe në media. Shkojnë dorë për dorë në mentalitet dhe në sjellje. Kjo mejhane nuk ka pasardhës, dhe ky në fakt është një lajm i mirë. Lajmi i keq është, që do vazhdojnë të jenë aty, edhe pse parashikimet, kurrë nuk u dalin.
Por le ti kthehemi arsyeve pse e majta del në krye dhe pse opozita nuk fiton dot. Ky mandat i dytë i PS u shënjua nga dy fenomene tronditëse: tërmeti dhe pandemia. Mandati politik i gjithë botës, u shënjua nga pandemia e si rrjedhojë, aty ishte edhe fokusi.
Cdo gjë tjetër kaloi në plan të dytë. Kur njerëzit janë mbyllur brenda dhe po vdesin me tufa, kur ekonomia rrënohet, nuk e ke luksin të mendosh për ujësjellësin, taksat apo tesktilet. Bota kishte vetëm një fatkeqësi, Shqipëria kishte dy.
Edhe pa patur thyerje apo fatkeqësi të tilla në mes të mandatit, nuk është dukuri e re, që kauzat e fushatave shpesh kthehen në një ose dy të vetme, qofshin këto, taksat, emigracioni, arsimi apo shëndetësia. Shumica e votuesve janë votues te nje ceshtje te vetme, që e bazojnë vendimin për votën e tyre, në qëndrimin e kandidatëve rreth një cështje të caktuar, që është më e rëndësishmja për ta dhe që mendojnë se do ti ndryshojë jetën. Cështjet e kësaj fushate janë të tilla, jetike.
Ti thuash sot një votuesi, që mbeti pa shtëpi nga tërmeti, të mos votojë Ramën, se ai është “diktator”, pse nuk i hap telefonin një analisti apo nuk i fton nëpër dreka e darka, në rastin më të mirë është budallallëk, në rastin më të keq është cinizëm.
Votuesi sot ka cati mbi kokë dhe nuk e ka harruar që kur ju shemb bota, kryeministri e strehoi nëpër hotele a cadra, sipas dëshirës. Një strategji e tillë nuk i lë asgjë mangët vendeve me ekonomi të fuqishme dhe shumë herë më të mësuara dhe të përgatituara me fatkeqësi natyrore. Tre vjet pa shtëpi mbi krye mbetën njerëzit nga uragani Katrina.
Shumicës prej tyre, shtëpitë ua ndërtoi Brad Pitt, jo shteti. Në Shqipëri nuk egziston asnjë rast i ngjashëm i këtyre 30 viteve të fundit me të cilin mund ta krahasonim. Kemi pasur plot tërmete të llojeve të tjera; tërmet fajdesh, tërmet me vjedhjen e votave dhe me djegjen e tyre nëpër lumenj, tërmet me bllok në dorë, që solli tërmetin me krisma në bulevard. Por, këto janë shembuj, sesi nuk duhet të sillet një kryeministër a pushtetar (vlen të theskohet se të gjitha këto lloj tërmetesh janë atribute dhe kontribute të atyre që drejtojnë opozitën).
Për të vazhduar me logjikën e votuesit të cështjes se vetme. Pandemia është një cështje e vetme dhe fatkeqësisht, cështje e të gjithëve. Kjo flamë që mbuloi botën, gjithashtu i nxorri lakrat sheshit Bashkimit Evropian si një union, që nuk është i denjë të përballoi kriza.
Kritikat ndaj Ramës me trastë në krah për mbledhur ctë mundi dhe ku të mundi, nuk janë pse po sjell vaksinat, por pse del i pret në Rinas. Ti thuash një mësuesi, mjeku a pensionisti sot, apo dhe gjithë popullatës, që pret të vaksionohet në këtë luftë për jetë a vdekje, mos voto Ramën se nuk e durojmë dot që del në aeroport, është idjotësi në rastin më të mirë, dhe pafytyrësi në rastin më të keq.
Kur analiza pastaj bën sikur thellohet dhe merr tatëpjetën dhe arrihet në përfundimin se vaksinat nuk do ndikojnë në rezultatin e zgjedhjeve, aty kupton sa rëndë psikologjikisht është opozita. Kupton gjithashtu, pse keto dy ceshtje jetike, as që denjoi ti përmendë në hapjen e fushatës së saj jetike. Opozitta, ndërkohë, mund të kishte bërë dhe ajo pjesën e saj, si për tërmetin, si për pandeminë. Ashtu, duke qëndruar në llogoren e saj, mund ti kishte lëvizur të pasmet, se në fund të fundit bëhet fjalë për të njejtin popull, prej të cilit tani po kërkon votën.
Kontributi jepet në të gjitha format dhe mënyrat, pavarësisht cfarë bën dhe sa bën shteti. Në raste fatkeqësish, edhe xhesti më i vogël simbolik mbahet mend gjatë në mendjen e njerëzve. Por, opozita, pasi provoi gjithë marrëzitë e botës, të vetmen shpresë për të ardhur në pushtet e ka varur tek fakti, se pas tetë vitesh në opozitë, pushteti vjen vetë tek ty, nuk shkon ti tek ai.
E vërteta është, se në pushtet nuk vihet duke mos bërë asgjë, duke mos ndryshuar asgjë, pa asnjë ide, program dhe emra. Nuk mund ti kërkohet vota dhe besimi njerëzve, kur edhe ato vota që ju dhanë 4 vjet më parë, u braktisën. Nuk mund tu kërkohet vota dhe besimi njerëzve, që në zgjedhjet e fundit lokale u lanë në mëshirë të fatit, të papërfaqësuar, sepse opozita nuk bënte dot më opozitë. Ai që nuk di të bëjë opozitë, nuk di si të bëjë, as pushtet.
Emrat me të cilët përfaqësohet opozita sot, janë të denjë për një manual, sesi nuk duhet të jetë një politikan. Me historitë e tyre mund të shkruhen guida falas, (nga ato që shpërndahen tek stacionet e autobusëve), sesi mund të dallojmë para se të jetë vonë, politikanët e rrezikshëm, që nuk duhen votuar kurrë; ata që pushtetin e duan ose për të vrarë, ose për të vjedhur, ose për të fjetur.
*Shkruajtur për TemA
Të lumtë dora se ke shkruar atë që mendoj unë, dhe shumë shqiptarë të tjerë këtu në Shqipëri. Sa nevojë kemi për tu thënë e vërteta në sy, pa fyerje dhe pa sharje, si ai Neritani që villte vrer sot. Po sigurisht, ti nuk mund të krahasohesh me një të tillë se ti ke penën që e përdor në të mirë të shoqërisë shqiptare, ti ke qejf të lexosh, ndërsa ai nuk ka penë, por të folurin skenik që e përcudnoi me daljen në skenë.
Po prisnja editorialin e Meros, por ky shkrim ma bëri zemrën mal.
Hartim
I nje njeriu me IQ te ulet, dhe jo vetem.
1. Fakt ,ne site e KQZ per zgjedhjet e fundit te 2017 ,rilindja ka mare 48.3 % te votave ndersa opozita e sotme pjesen tjeter. Shkurt ne 4 vitet qe po leme pas shqiperine e ka qeverisur pakica.
2. Fakt ne zgjedhjet e fundit te 2017 PD i firuan 200 mije vota, te vertetuara qe ishin votues te djathte qe nuk moren pjese ne zgjedhje.
3. Fakt ne 2017 partite opozitare ishin secila me vete.
Shkurt sido qe ta sjellesh verdalle gjuhen edhe mendien humbja e rilindjes eshte matematikisht e sigurt.
Diskutimi i vetem eshte se kush do e mari PS ne opozite, do e mbaje rilindja apo do ju kthehet socialisteve.
Te gjitha “faktet” qe permend ti jane fake ne fakt. I vetmi fakt pa kundershtueshem eshte qe jane bere te gjithe plehrat bashke e PS-ne se mundin dot. Pergatituni edhe per 4 vjet te tjera rrugeve
I gjori ti…. : le te tjerat, por i qan hallin PS qe mori 74 mandate deputetesh ne 2017 (ndersa PDh-ja jote 43).
@ben
Ke harruar te permendesh edhe fitoren e opozites me 85% ne zgjedhjet e fundit lokale, pa marre pjese fare ne to. Se po te kishte marre pjese, me siguri qe do fitonte 100%.
Beno.
Mos bon si nuk e kupton qe opozita nuk ka gjo ne traste.
Me dukesh dhe pak me shkolle mqs fole per matematike dhe IQ{nuk e di po duhet ta kesh te ulet}
Tung
1. Fakt, ti Ben qënke një koqe kandari që se paske shokun.
2. Fakt, ti Ben, penës së Mimoza Dervishit i merr të keqen, se nuk ke IQ e nevojshme që ta kuptosh.
3. Fakt, të lumtë pena dhe mëndja Mimoza Dervishi, si gjithnjë një analizë brilante.
?????
Vazhdo të bësh hesap pa hanxhinë!
Shkrim absolutisht madheshtor plot fakte e vertetesi.
Faleminderit per nje dhurate te tille ne lexuesve.
Te marrin shembull plehrat anal-iste të televizioneve
Te flasesh per opozite ne Shqiperi do te thote te pranosh qe Sali Berisha /Lulzim Basha e PD/LSI nuk jane celula te PPSH.
=
Nderkohe, ka hapur kufijte Bideni e President Kamilla….lol!
Super article.
Nuk quhet “article” or “amerikon”, quhet “paper”…
Brilante dhe shume objektive. Respekte!
Opozita ashte e kenaqur me ndej ne stolin rezerv gjithmon ; tek e fundit nje marreveshje dhe fitojne 14 000 000eurt; me Rame surreli e Bashe krimineli.
Bravo! Shkrim i guximdhem dhe me logjike te firte fhe te vertete!
Bravo perseri!
Po me “analistet” servila te Sali Berishes, si per shembull, Andi Bushati, Fatos Lubonja, Rakipllaret, Rakipajt, dhe ata mjekeroshet islamike, ku jane?
E ke qare…
Pikat mbi i…
Te lumte
Bravo 100 here,shkrim realist , te lumte mendja dhe pena, gazetare si ty ka nevoje shqiperia.
Opozita nuk fiton se ka shum GD ose kurva brenda.
Rrespekte per Artikullin shum i vertet e i goditur .
Ke te drejte Jane bere te neveritshme keta te ashtuquajtur analiste.Gjekmarkaj i sulej Bollinos dhe i thoshte ti je i kontrolluar nga qeveria,ndersa une jam i lire.Tani pasi Ka ngrene turpin me buke,vjen akoma ne studio.Mund ta kuptoj Rakipllarin,se mund ta mbajne nga ana finanziare,por kur kujton Mark Markun apo Gjekmarkajn si analiste te vjen per te vjelle.
Bravo Moza! Si gjithmone exelente,
Bravo e madhe per autoren e shkrimit.
Analize profesionale , gjuha pa fyerje , por ke thene vetem te verteta.
Opozita nuk vjen dot ne pushtet.
Luli basha pas 25 Prillit …te iki naten per Hollande.
Po e kapen horrat e Saliut e Likes floririt do e hewin zvarr.
Shkrim i saktë. Bravo.
Te lumte !
Kisha kohe , qe nuk e pata pare firmen e Mimoza Dervishit , ne shtyp . Ky shkrim i sotem , barazohet me te tere shkrimet gazetareske , qe jane shkruar , madje dhe qe jane analizuar neper portale . Mimoza , ka nje stil te thjeshte te shkruari dhe te ben ta analizosh jo thjesht shkrimin , por te analizosh te tere shkrimet , qe ke lexuar , per c’do shkrim analog . Nuk u nxitova , qe dhashe ato vleresime maximale , per gazetaren Mimoza . Edhe opinionistet , siper meje , kane te njejtin mendim . Kam nje propozim konkret . Te tere gazetaret e Shqiperise , duhet te mesojne pak , ose shume, nga menyra llogjike , si shkruan Mimoza , varet nga niveli i mendjemadhesise te sejcilit. I uroj Mimozes suksese te vazhdushme , ne artin e veshtire te gazetarise . Zgalem
Me fal, po pse ka analista ne Shqiperi? A ka mundesi te me perktheni ne shqip analizen e Gjek-Mark-aj te botuar ne gazeten te dates 27 mars? Gazeta Panorama boton te tilla shkrime dhe nuk nxjerr komentet qe jane shkruar me sens dhe edukate.
Nje mik me dha te lexoja nje artikull (analize) te botuar ne nje gazete kanadeze me date 4 nentor 2020, dite kur zhvilloheshin zgjdhjet presidenciale ne SHBA. Nje analize, mund te them e jashtezakoneshme. Te dukej sikur autori kishte parashikuar ato qe do te ndodhnin me vone. Nqs do t’u rekomandosh analisteve shqiptare qe te shikojne gazetat me me reputacion te vendeve te tilla, do te pergjigjeshin menjehere me nje megalomani te tille, sikur ata njohin çdo gje. Kjo analiste qe ka shkruar kete artikull ka vene ne dukje vetem faktet qe kane ndodhur. Mund te jete fanse e PS, porse klete e ka nxjerre me shume delikatese, duke vene ne balance diferencat. Nuk mund te quhet mik, ai qe te ka genjyer gjithnje dhe te ka shkaterruar jeten. “Nuk eshte problem se miu kaloui njehere, por e keqja eshte se ai e ka bere rruge”.
E lexova perseri shkrimin tuaj Mimoza.
Nje shkrim per ta vene në kornize.
Shqiptaret ta varin te frigiriferi kete artikull plot llogjike e bonsens.
Ta lexojne minimalisht cdo dite deri me 25 Prill.
Mimoza ti na hape syte.
Faleminderit gazetes Tema
Moza si gjithmone shkruan bukur ,sakte dhe me ndershmeri Keto gazetare i duhen Shqiperise . Respekt
Te lumte pena
Te lumte ! E lexova me shume kenaqesi kete shkrim te bukur. Edhe nje here urime, dhe shkruaj perseri te lutem.
Një shkrim që më bindi plotësisht kush është më i miri dhe kush e meriton votën time.
FALEMINDERIT MIMOZA DERVISHI !
Moza, te du fort!
Z. Zgalem!
Si mendoni ju se analistet duhet te mesojne sesi te flasin dhe te shkruajne?! Por ku te le Saliu te flasesh si njeri, me etike, edukate, me fjale te mencura dhe te bukura?! Ai u kerkon te jene te dhunshem, rrugace, te pamorale, servila, shpifes, kercenues etj., si zoterinjte qe shohim neper studio ne bushater, licaj, markaj, gjonmarkaj, se Saliu nuk i paguan kot, per te shoufur dhe kercenuar! Ate qe nuk kuptojne eshte se ne vend qe t’i sherbejne Saliut shpifjet e tyre, perkundrazi krijojne neveri dhe urrejtje per Saliun dhe per keta vete!
I Jane sulur Rames lukuni me fyrje sharje e shpifje pafund Duke treguar thjesht se Jane njesoj si Berisha.Si mund ti pranoje populli keta ta udheheqin,te ndertojne e sjellin nje jete me te mire.Jo keta Jane fatkeqesia vete si Berisha per 30 vjete.Keta Jane mallkim ti kesh ne politike e parlament.
Sikur media shqiptare te kishte me shume Mimoza Dervishi e me pak Fejzira, Shkullakra, Rakipllara, Bushatra, Zhejra. Po ce do, eshte tamam kazan, po kazan plehrash.
Pse familja oligarke dhe multimiljardere e Sali Berishes, nuk rindertoi nje shtepi te vetme pas termetit?! Edhe pse pronare pallatesh, kompleksesh rezidenciale, vilash superluksoze, pse nuk strehuan nje familje te vetme?!
Pse familja Berisha gjate luftes se Kosoves, nuk strehoi nje kosovar te vetem?!! Kur shqiptaret e varfer dhe te rrenuar ne 1997 dhe Piramidat e Sali Berishes, strehuan me mijera!
SDhkrim sa per te masturbuar ca medioker mjerane qe duan te hane edhe bar te thate e te njome mjaft te shohin ne pushtet Ramen tu tregoje perralla me Anti-KCK.
Njerezit kane dy Alternativa ne 25 Prill. Njera eshte Ripjellja me shume gabime, dhe ne krahun tjeter Opozita qe eshte Llumi,Kanceri dhe Vdekja e sigurte e Shqipetareve dhe Shqiperise.
Frustrimi popullor ndaj ketij pushteti 8 vjecar Rama ka arritur majat, Opozita eshte e denuar te fitoje per te shmangur kolapsin social! Nese Rama nuk njeh humbjen me 26 prill e ca me keq akoma do pretendoje fitore, vendi shkon direkt ne protesta te dhunshme deri ne shkallmimin e ketij pushteti.
OPOZITA NUKE FITON KURRE ,SEPSE NE VENDE NUKE ERDHI KURRE DEMOKRACIA.EDHE SOTE TE KESAJE DITE ME KRYEMINISTRIN RAMA TREGON PO TE NJEJTEN GJE ,VECSE RAMA SI KRYEMINISTER NUKE BERI ASNJE GJE PER TE DENUAR POLITIKANET VRASES E KRIMINELA QE SOTE PO I MBRONE. JEMI KTHYER GATI SI SHTETI RUSE ,PORE ME NJE DIKTATURE ME TE KAMUFLUAR.KU KUNDERSHTARET POLITIKE ELIMINOHEN ME GAZE NERVIN. PATTUAJSE EDHE NE EUROPE ME NJE DEMOKRACI TE BRISHTE ,DHE INTERESI , PO SHKATERROHET KUDO SISTEMET E DREJTESISE.
ASKUSHE NUKE THOTE TE VERTETEN PER ATE QE PO NDODHE PER PANDEMINE ,PRANDAJE DESHTUAN TE GJITHE SHTETET. KOMUNIZMIN E KANE NE GJAKE 7 BREZA SHQIPTARET .
Ne aparence duket sikur tensioni ndaj Rames eshte rritur, por ky eshte vetem propaganda e deshperuar dhe ankthi i berishisteve. Rama duket i qete drejt mandatit te trete dhe te katert.
Aty ku mund te shpertheje tensioni duke percelluar gjithcka, eshte PDja. Gjenden ne nje pozicjon ku kane karikuar shume dhune, tribalizem dhe denlikuence hakmarrese, kunder qeverise dhe Shqiperise, por ne kushtet ku ndodhet partita rrezikon qe te plase nga brenda si pusete muti.
Basha, si kukull e Berishes, deshmoi qe ishte komplet teveqel dhe me e rrezikshmja eshte mbajtja peng, abuzimi dhe perdorimi i dhunshem qe vazhdojne edhe i bejn partise, Sali Berisha dhe femijet e tij te pangopur per para. Nevojen per reforme radikale te kesaj partie, Sali Berisha dhe femijet e tij, nuk mund ta ndalojne me me dhune. Gjerat kane arritur ne ekstrem. Tensioni i akumuluar, deshtimi i rradhes dhe humbja e cdo besimi se me kete elite te munifikuar 30 vjecare, nuk ka me asnje shprese fitoreje per PD, do te shpertheje jo vetem ne dhune te brendshme, por edhe ne shporrjen dhe azgjesimin e gjithckaje berishiste, perfshire hakmarrjen personale ndaj Berishes, trashegimise se tij kriminale, servileve te tij, por mbi te gjitha, femijve te tij te paskrupullt.
BRAVO MOZA!!!!!! Nuk mund të bësh rotacion pa patur alternativë.Nuk mund të japësh fatet e tua, te familjes tënde një njeriu që braktisi punën dhe fle.
C’do individ dorezon forcen e tij , nje njeriu apo nje grupi njerezish , te cilet administrajne forcen e te gjithe popullit , te dorezuar vullnetarisht –individit apo grupit te njerezve — , per te patur nje siguri me te madhe shoqeria , ne mes tyre edhe individi . Ky individ apo grup individesh formojne shtetin , qeverisjen , sipas rregullave te percaktuara me ligj . Qeveria , eshte nje nocion abestrakt ; kurse njeriu –shoqeria njerezore — jane konkret ; prandaj vlera kryerore eshte njeriu , jo qeveria . Qeveria votohet nga njerezit , i jipet forca e te gjitheve , per te administruar me efektivitet kete force si ne interes te shoqerise edhe te individit . Kjo force e bashkuar i jipet qeverise , per ta administruar , sepse forca e shperndar do ishte nje lufte e te gjithe , kunder te gjitheve . Si rezultat , pjesa e c’do individi eshte e barabart ne mes te barabarteve ; diferencimi ekonomik e social behet , ne baze te aftesive te dijes –njohies — apo forces fizike , te perdorur ne pune ,–pra sipas rendimentit qe jep shoqerise c’do individ . Sipas ketyre aftesive dhe mundesive , dikush mund te jete me i pasur dhe dikush me i varfer . Te gjitha qeverisiet qe afrojne rreth vetes nje pjese te popullsise , i sigurojne me pune , i sigurojne me te ardhura ekonomike dhe ndihma te tjera sociale ; kurse pjesa tjeter e popullsise , detyrohet te marre arratine nga papunesia , nga tatimtaksat e larta , nga cmimet e pa perballushme , edhe tek ushqimet , nga pa mundesia per te zgjidhur problemet ne institucionet e tij , por per cudi perdoren nga qeveria dhe perkrahesit e saj , sikur ti kishin private . Bashkimi i forces se popullit ne nje qeverisie do te thot : Zbatimi i ligjit nje per te gjithe , te drejta te barabarta ne mes te berebartesh , pa armiq te klases , apo keta tanet , te tjeret te askujt . Sa per ekonomine , le te na thone se si ja dalin jeteses ata qe pretendojne se jan mir ekonomikisht ; pa pune , ose me paga minimale 22,000 lek , me pensione 8,000 ngjer 16,000 lek , ato pak familie me ndihme socjale qesharake ; jane mbi 2,000,000 banore ne kete gjendje katastrofike . A jeton populli tejet i varfer , me nje thes miell qe i japin me rastin e zgjedhjeve ?!,, Kushdo qe eshte i prekur nga ekonomia per edhe nga probleme te tjera sociale , kerkon drejtesi , nepernjet arsyetimeve dhe gjykimeve te tyre ; Te gjithe ata qe shajne e mallekojne jane te perkedhelurit , te mirpaguarit dhe te mirtrajtuarit , nga pushteti , apo falangat e tij .
Po nese nderron pushteti , dhe ai qe do vije , do ket fytyren e pushtetit aktual , dhe s’do te trajtoheni perseri , keshtu si trajtoheni , me gjithe te mirat ; A do kerkoni drejtesi , a do kerkoni zbatimin e ligjit nje per te gjithe , a do pranoni te jeni pjesa me e pa trajtuar e shoqerise ?!… O more njeriu me mend , si te dhemb ashu me dhemb ..
MOZA, nje shkrim ekselent qe per fat te keq jane te rralle ne shtypin shqipetar.Do te doja te shkuanit me shpesh per kenaqesine e lexuesit.
Sakt moj vajze…nuk te njoh
Por shkrim brilant
E sakte dhe reale. Nje shkrim shqip, per shqiptaret qe duan te shohin ate qe kane perpara.