Rama në Lezhë: Ju thashë mos e votoni Frrokun, e votuat dhe ai vajti në burg. Sot u them mos votoni Mark Markun se ka nga mbrapa atë “lolon”, Gjekmarkun

30 Mars 2021, 18:29Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar qytetin e Lezhës, ku ka bërë edhe prezantimin e kandidatëve për deputetë.

Në fjalën e tij ai ka sulmuar 2 kandidatët të renditur në fillim të listës së PD në Lezhë, Mark Markun dhe Agron Gjekmarkajn.

Rama tha se lezhjanët nuk duhet ta votojnë Markun sepse ai s’do të bëjë asnjë punë, ndërsa Gjekmarkajn e cilësoi një “lolo”.

“Jua kam thënë në këtë shesh, mos e votoni Frrok Frrokun. E votuat dhe shkoi në burg.

Po jua them sërish nga ky shesh që mos votoni Mark Markun Marku nuk futet në burg, por nuk bën dot asnjë punë.

E vetmja punë që bënte është të kërcënonte se do gjuante me shishe te Fevziu, po as atje s’vete dot se nuk është më analist.

Mirë Mark Markun, po atë bishtin nga mbrapa, Gjekmarku?

Ai është lolo, unë e njoh nga eksperienca ime se kam patur disa përballje me të”, tha Rama ndër të tjera.

2 komente në “Rama në Lezhë: Ju thashë mos e votoni Frrokun, e votuat dhe ai vajti në burg. Sot u them mos votoni Mark Markun se ka nga mbrapa atë “lolon”, Gjekmarkun”

  1. Skenderbegasi says:

    Si mund te harosh lolon e
    trete te vertete Lesin, ideologun
    pararendes te luftenxitjes vellavrasese shqiptare, me nje gazete menxyre, ku c’do artikull
    e end djalli, dhe Nikolla si pjelle
    e tij leshon mllefin e urejtjes te
    kushtrimit te te parve.
    Ky mendjemadh I ngelur ne kohe me nje tok frazash te mykura te nje dembeli klasik medjash qe hiqet si nje “aristokrat” I gjitheditur bene ne menyre sistematike tellallin presidencjal qe
    ka lene ne hije miun e godines
    Ilir Kullin.
    Te qafsha Nik si do thuresh kryeartikullin e “luftes” ne daten
    26 prill mbas dermes totale te
    felliqesise te soit tende?!

    1. Kunadhja says:

      Sa bukur e ke shqiperuar !!!! Nje sarkazem e shkelqyer!.Flm Skenderbregas..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje