Rama akuzoi LSI për blerje votash, Meta: Kush prek votën, do ta ketë vendin në burg. Po na përzënë fëmijët jashtë vendit

15 Prill 2021, 19:48Politika TEMA

Fenomeni i blerjes së votave është prezent në Shqipëri prej disa vitesh dhe kjo ka bërë që vazhdimisht të ketë apele për qytetarët.

Disa ditë më parë ambasadorja e SHBA dhe sot Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë, iu drejtuan qytetarëve me mesazhe sensibilizimi, që të votojnë të pandikuar dhe mos ta shesin votën.

Edhe presidenti Ilir Meta, ka reaguar përmes një mesazhi, ku shprehet se të gjithë duhet të ndëshkojnë ata që tentojnë të blejnë votën.

Meta thotë se kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg.

“Ndëshkoni ata, që duan të blejnë votën tuaj dhe t’ju përzënë fëmijët nga Shqipëria, atdheu ynë i bekuar! E përshëndes mesazhin e fuqishëm dhe frymëzues të Konferencës Ipeshkvnore t?

Shqipërisë, që inkurajon pjesëmarrjen masive të qytetarëve në zgjedhjet historike të 25 prillit, një e drejtë dhe detyrim moral ndaj momentit më të rëndësishëm të jetës demokratike dhe së ardhmes europiane të Shqipërisë.

I bëj gjithashtu jehonë thirrjes së tyre për të mos rënë në grackën e kujtdo, që kërkon t’i trajtojë qytetarët shqiptarë si plaçkë, që shitet e blihet por të votoni me vullnet të lirë dhe për ata kandidatë, të cilët duhet ta meritojnë besimin tuaj! 

Kush falsifikon, kush tenton të tjetërsojë dhe të prekë votën, do ta ketë vendin në burg!  “, është ky mesazhi i Presidentit të Republikës.

Mesazhi i presidentit vjen një ditë pasi kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht LSI-në për blerje votash.

4 komente në “Rama akuzoi LSI për blerje votash, Meta: Kush prek votën, do ta ketë vendin në burg. Po na përzënë fëmijët jashtë vendit”

    1. Ilir Meta Hajduti vet berte kapeni hajdutin says:

      More hajdute ne dime te gjith se Lis eshte duke bler vota ku do neper Shqiprie.. Prandaj kane dale ne telivizone dhe neper Shqiprie Qofte Ambasadorja Ameriken Qofte Prifti Katolike dhe ipeshkvije e kishes katolike Shqiptare ?? Per Tju ber thirrje Shqiptarve Qe the mos shesin voten.. Se pse keto zgjedhjet Kan nje rensi te veqante se pse po fituane ilir Meta dhe Sali Berisha do ta vrasin perfundimisht rreformen ne drejtsise.. Dhe i gjith investime Ameriken do shkone kote

  1. Bafti says:

    Z. ILIR! Me qe ke mundesi ta takosh Monen, ka mundesi ta pyeseh qe do kete prape ” trajnime ” ambulate per voten si e kishe organizuar Ai i LSI se Pukes?

  2. Dorian says:

    Femijet, burrat e grate dhe pas tyre pleqte i perzuri Sali Berisha me Nenei famekeq 24/1
    dhe shakterrimin e uzinave, fabrikave, institucioneve shkencore e kerkimore dhume te deshiruara nga agjentura serbe ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje