Gazetari Elvi Fundo i cili ka qene shume prane PD per nje kohe te gjate, ka reaguar në Facebook sa i përket një tabele me të dhëna që është publikuar në media e ku PD dhe Ilir Meta ka kanë akuzuar e-albania për nxjerrje të dhënash private.
Fundo shprehet se këto të dhëna si ID, numër telefoni etj, i ka patur PD që në vitin 2009.
Sipas tij, numrat e telefonit ishin sipas ID (kartes se identitetit) dhe pasi bëhej raportimi se kush kishte votuar e kush jo, shkonin patronazhistët dhe i nxirrnin të votonin.
Me ironi, Fundo thekson se në disa QV jo vetëm që u kishin të dhënat por u dinin edhe numrin e këmbës. Ai shkruan se këto të dhëna mesa duket ishin marrë nga kompania ALEAT që prodhon ID.
Më poshte reagimi i plotë: