Ekipi i madh grek kërkon sulmuesin e Kombëtares, hungarezët kërkojnë 4 milionë euro

22 Prill 2021, 19:17Sport TEMA

Futbollisti i Kombëtares Myrto Uzuni, që luan në Hungari me Ferencvaros, me shumë mundësi do lëvizë në merkaton e verës për shkak të sezonit pozitiv.

Më herët është shkruar se për të ka disa skuadra të interesuara, ndërsa tani është zbuluar edhe pretendimi i hungarezëve për sulmuesin shqiptar.

Media greke “Sport Time” shkruajti më herët se kërkohej me ngulm nga gjigantët e Olimpiakos. Kësaj rradhe janë hungarezët që shkruajnë për sulmuesin beratas, ku sipas raportimeve të “Csakfoci.hu”, thuhet se Ferencvarosh kërkon 4 milionë euro për Uzunin, por kjo ofertë është konsideruar e lartë për skuadrën helene.

Në median e njohur thuhet se klubi i Ferencvarosh ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare. Myrto Uzuni deri më tani është aktivizuar në total me fanellën e klubit të madh hungarez në 36 sfida ku ka mundur të realizojë 15 gola.

2 komente në “Ekipi i madh grek kërkon sulmuesin e Kombëtares, hungarezët kërkojnë 4 milionë euro”

  1. janullatos arxidoglyftis says:

    rri rehat o Myrto se do ta bejne llagapin nga Uzuni ne Outsunis pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje