Ilir Meta do të japë dorëqjen sikurse është betuar, pas “zgjedhjeve të mrekullueshme” më 25 prill?!

26 Prill 2021, 12:00Politika TEMA

Ilir Meta pritet nga momenti në moment që të japë dorëheqjen dhe të tregohet njëherë në jetën e vet se e mban fjalën e dhënë!

Nëse nuk vrau veten si Aljende vite më parë kur e deklaroi në Pogradec një gjë të tillë, nëse i shpëtuan për fat fëmijët pa sakrifikuar për atdheun, nëse dhe shpëtoi nga SHBA që të mos e vriste në Malin me Gropa me ndonjë rakete, tashmë duhet të dorëhiqet sepse e ka deklaruar dy herë.

Teksa ka zbutur tonet dy ditët e fundit, duke e vlerësuar procesin dhe sot pret certifikimin rezultatit, i cili sikurse po shkojnë punët po i jep Edi Ramës një shumicë të certifikuar fort, madje më tepër se në mandatin e dytë, gjasat janë që Ilir Meta ta japë dorëheqjen si President!

“Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi”, tha Meta pas përmbylljes së procesit të votimit, një ditë më parë. Pra zgjedhjet kanë qënë të mrekullueshme!

“Policia të bëjë detyrën. Do të çoj një listë të personave në kërkim, të mbrojtur nga policia. Shteti i kapur nga mafia të bëjë detyrë. Nuk dua asnjë pikë gjaku dhe loti të derdhet për zgjedhje.

Nëse Rama merr 71 mandate në mënyrë demokratike do t’i jap dhe mandatin e presidentit. Ama nëse prek dhe një votë nuk do të gjejë vrimë ku t’i futet”, u shpreh Meta.

Këto deklarata plot qetësi dhe dashuri të Metës, vijnë pas betimit të tij, të disa ditëve më parë, ku deklarohej për dorëheqje, nëse fitonte Edi Rama, për të shpangur mandatimin e tij si kryeministër dhe dekretimin e qeverisë së re të tij të dalë nga zgjedhjet e 25 prillit.

“Mori Edi Rama 71 mandate? Unë më 26 prill do të jap dorëheqjen, kaq do ta bëj, siç bëri Ramiz Alia. Nëse ai merr 71 mandate, pa prekur votën e popullit, unë do të jap dorëheqjen dhe unë do të kaloj në opozitë, sepse unë respektoj demokracinë”, shprehej Meta në fillim të muajit Mars në një emision në Neës 24, ditë më parë.

Dhe për më tepër, sipas rezultateve paraprake, Rama duket se po fiton më shumë se 71 mandate apo dhe më shumë mandate se sa në vitin 2017.

Procesi zgjedhor në tërësi, pavarësisht incidenteve të vogla sporadike, edhe nga kreu i PD, Lulzim Basha ditën e djeshme është cilësuar si një festë. Kështu dhe nga Meta.

Ndërkaq vazhdon numërimi dhe nuk ka kontestime. Pra gjithçka po shkon normalisht.

Gjatë ditës pritet të ketë edhe më shumë të dhëna për shkak se komisionerët e kanë bërë shumë mirë punën tyre.

Mbetet vetëm certifikimi për të sjellë më pas edhe dorëheqjen e Ilir Metës, iu cili me sa duket ka vendosur ta mbajë fjalën pasi e humbi “referendumin” e tij me Edi Ramën, jo vetëm në Vlorë por në të gjithë Shqipërinë.

Duke penalizuar dhe partinë e tij LSI, e cila është në limitet e 5 deputetëve deri më tani në të gjithë vendin.(TemA)

6 komente në “Ilir Meta do të japë dorëqjen sikurse është betuar, pas “zgjedhjeve të mrekullueshme” më 25 prill?!”

  1. 19 says:

    Do thot qe me vodhën kshuqe nuk e jep dorëheqjen.eshte e dashur karrigia o popull .

    1. kaculi says:

      Po nuk e dha ta shkarkoje kete krye pleren, qe ngado qe shkonte krijonete konflikte gjate fushates. Dashnoren ne vlorë se beri dot deputete dhe do e vuaj shame kete moment. Edvin Rama, ke perkrahjen e popullit ta shkarkosh dhe te rregullosh gabimin qe bere kur e emerove. Me mire nje president dominoje si Moisiu sera nje si ky.

  2. student says:

    As mona s te fut nder shale tani

  3. Roberto says:

    More fund Agush Meta. Jep doreheqjen se shkarkimin e ke te sigurt. Shqiperia do pastrohet kete vit nga nje llum,plere dhe ferre e rezikshme qe i kishte lidhur kembe e duar popullit shqiptar bashke me PD qe gjithe jeten e saj ka bere te gjitha te zezat ne Shqiperi. Rrofte Partia Socialiste. Edi Rama eshte nje lider klasi. Kete nuk e them une si simpatizant por e kemi pare gjithe keto vite dhe do ta shikoni mbas rezultatit zyrtar respektin qe ka politika nderkombetare per te.????????????

  4. vezhguesi says:

    Megjithe mend e kini qe Ilir Meta mund te jape doreheje? Ate e bejne burrat dhe jo kastravecet!

  5. Tepelensi says:

    Meta Basha zgjidhni me rralle
    Kushe nga ju do te iki me pare
    Dhe me qe kerkuat referendum
    Ai do tju lere te dy pa pune
    *
    Dje me votime te shkelqyera
    Sote na dalin te pa pelqyera
    Prisni te beni durim edhe pak
    E keni mare dhe u ka hyre gjate
    *
    Ik Ilir Meta se ate fate pate
    Futja shures ha ndonje pace
    Futi esull ndonje nje gote raki
    Mbase ti na vjene ne teresi
    *
    Kerko dhogari dhe prej bashes
    Ca do ti beni dopio gjashtes
    Me qetesi dhe shume dashuri
    Cfare do beni,populli do te di
    *
    Mbahe fjalen qe ke dhene
    Dhe mos nxire ti justifikime
    Se vetem dje ti na deklarove
    Te shkelqyera keto VOTIME

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje