ANALIZA: Shifrat që tregojnë se akuzat për blerje vota nga PS janë pa baza dhe si opozita mund të kishte marrë më shumë mandate

28 Prill 2021, 09:29Politika TEMA

A ka ndonjë gjurmë që tregon blerje votash me rezultatin aktual? Gazetari i Euronews Albania, Sonil Frashëri, duke publikuar shifrat e votave ndër vite, tregon se kjo është e pamundur

Sipas të dhënave, Partia Socialiste ka rreth 4000 vota më shumë seç ka pasur në vitin 2017.

“Partia Socialiste ka pasur në vitin 2009, 620 mijë vota, në vitin 2013, 715 mijë vota, në vitin 2017 ka pasur 764 mijë vota dhe tani është duke shkuar sërish te ajo shifër, pra ka pasur një konstante të votave të veta.

Pra, nëse do themi se ekziston mekanizmi i blerjes së votës, nuk mund të flasim për një listë kirurgjikale njerëzish që Partia Socialiste i ble gjithmonë,” – shpjegoi Frashëri.

Sipas të dhënave, që gazetari iu referua, Partia Demokratike ka pasur 448 mije vota në vitin 2017 dhe është rritur me 170 mijë vota më shumë në zgjedhjet e këtij viti, dhe siç tregoi dhe gazetari i Euronews Albania, ky rezultat përkon me atë të vitit 2009, nivelin më të lartë të PD-së.

Me shpërndarjen e deritanishme dhe me këtë skenar, votat e partive kanë shkuar në shtratin e tyre historik.

Por a është vendosja e pushtetit si pasojë e blerjes së votës? Kjo ishte një tjetër pyetje e ngritur nga Sonil Frashëri, i cili shpjegoi një analizë të thjeshtë se si opozita mund t’i kishte fituar zgjedhjet nëse do kishte marrë një vendim politik ndryshe. Si shembull u mor qarku i Gjirokastrës.

“Në qarkun e Gjirokastrës, Partia Socialiste ka 53.83%, Partia Demokratike 30.65% dhe për shkak se nuk kap dot kuotën për një mandat, Lëvizja Socialiste për Integrim me 12.6% nuk merr asnjë mandat dhe mandatet ndahen tre me një për shkak të sistemit në favor të Partisë Socialiste.

Nëse votat e LSI-së do të bashkoheshin me votat e PD-së, rezultati do ishte dy me dy, pra opozita do të përfitonte një mandat dhe Partia Socialiste do ta humbte një mandat duke zbritur numrin në 73 mandate,” – informoi Frashëri.

Të njëjtën analizë, gazetari e bëri dhe për qarkun e Beratit ku pesë mandatet e fituara nga PS, i cilësoi të fituara pikërisht prej mosplotësimit të kuotës së LSI-së për të marrë një mandat. Ndërkaq e njëjta skemë do të aplikohej në Vlorë dhe Durrës.

“Me këto katër mandate, rezultati sot do të ishte 70 me 70 dhe në Lezhë do të ishte opozita e avantazhuar për të marrë një mandat më shumë. Pra, është një vendim politik dhe jo vetëm blerje votash përcaktimi i pushtetit,” – përfundoi gazetari Frashëri.

8 komente në “ANALIZA: Shifrat që tregojnë se akuzat për blerje vota nga PS janë pa baza dhe si opozita mund të kishte marrë më shumë mandate”

  1. dakulqini says:

    Po more ti ke te drejte per ato qe kane dy pare mend dhe nuk shkojn me llogjiken e salolulkekarit nuk duan ta pranojn edhe para evidences me te qarte. Keto kane qe nga 1991 qe nuk kan pranuar kurre humbjen, kurr nuk kan fituar me merite vetem nje here ne histori kan fituar me merite che ate sepse ishin kushtet e tilla qe ehe née gomar mund te kiste fituar, die kur populli e pa se cfare rrace erdhi ne pushtet nuk ju besoj me vetem qorrat shurdhet i votojn akoma.

  2. student says:

    PD humbjen me te madfhe e ka ne SHKODER.
    Ja arsyetimi:
    Ne shkoder PD ka fituar 5 deputete . Pra 5 deputete perfaqesojne te djathten shkodrane
    Ne shkoder PS ka marre 3 deputete qe perfaqesojne te majten
    Ne Shkoder PSD ka marre 2 deputete qe jane gjithashtu te majte
    Ne shkoder LSI ka marre 1 deputet. LSI eshe me e majte se PS
    Beni llogarine . E djathta ka 5 deputet dhe e majta ka 6 deputete
    A ka fitu PD pra ne shkoder pervec nje fitorje ndaj PS por jo nje fitore e DJATHTE ,

    1. dakulqini says:

      i modh je bravo

  3. Tr says:

    NUK KANE SE SI TA JUSTIFIKON HUMBJEN. PD KA TE BEJE ME NJE LIDER TE TURPSHEM, SHARLATAN. I CILI NUK DO TE FITOJE KURRE.

  4. student says:

    PD eshte parti qe mbeshtetet ne dallime klasore dhe jo parti programore. Ajo nuk ka asnje ndryshim nga vitet 90 kur fryma ishte te rrezohej komunizmi. Jemi 30 me vone dhe ende ajo mobilizon forca me moton TE REZOJME KOMUNIZMIN, kush s voton ate eshte KOMUNIST dhe duhet ndeshkuar, kush voton ate eshte DEMOKRAT( njesoj si dikur komunistet me kulaket).

  5. Sokoli says:

    Meqë opozita mund të fitonte me gjithë blerjen e votës nga ana e PS-se, kjo tregon se nuk ka pasë blerje vote.
    Hajde analizë, hajde!!
    Dmth, meqë një skuadër futbolli, mund të kishte fituar ndeshjen me dy raste të pashfrytëzuara, por ka humbur me një penallti të paqenë të dhënë nga albitri i shitur fjala vjen, kjo tregon se albitri nuk ka qenë i shitur !!
    Ca i bëjnë llogjikës, këta gazetare !!!

  6. Trumbetimi me te madhe ,pas zgjedhjeve , nga Partia Demokratike se votat i jane vjedhur eshte bere nje refren i perhershem si justifikimi me i mire ndaj humbjes. Por shtrohet pyetja:
    – Humbja e PD-se ne referendumin e vitit 1994 per kushtetuten ,valle ia vodhen votat ?
    – Po barazimi 70 me 70 ne mandate i vitit 2003 ,e ne pushtet ishte PD-ja ,ua u vodhen votat? Edhe ne zgjedhjet e tjera perseri ua u vodhen votat ? Sa hajdute kini kapur e cilet jane ata ? Po vidiot e kapura per LSI -ne qe vidhnin vota , a quhen ?
    PO ju ne zgjedhjet 2021-shit 25 prillit si ua u vodhen ? Ku ishin komisioneret tuaj,po numuruesit ? Po ajo policia “presidenciale ku ishte ? Kaq te pa afte jeni ju sa ne c’do zgjedhje u vjedhin ? PO ne KUKES, DIBER<SHKODER<LEZHE ,au vodhen ? Si ka mundesi qe PD-ja pati rritje ne perqindje ,mori edhe kandidate ne shume qarqe ,au vodhen votat ? RRegulloni gjuhen qe te fitoni. Binduni se nuk u do populli .

  7. Sul Korriku says:

    Nuk eshte vetem arithmetika ne kete bote !
    Ne se PD dhe LSI do te ishin ne koalicion, PD -istet e vertete nuk do te shkonin ne votime per te votuar , Kryemadhin, Vasilin, Brahllarin, Kerpaçin, Mehmetajn etj
    Rama qe di te lexoje elektoratin, ka shprehjen lapidar:
    “Po votuat Lulin, merr pakete dhe Salen, Ilirin e Monen”
    PD ka maksimalizuar votat e vetme por ka ulur diçka me marveshjen pompoze qe bene dhe qe sot se ha as qeni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje