RENDITJA: Kush janë ministrat e Edi Ramës më të votuar, në zgjedhjet e 25 prillit

29 Prill 2021, 10:36Politika TEMA

Erion Braçe është personi më i votuar deri më tani, nga kabineti qeveritar.

Pas zv. kryeministrit Erion Braçe, ministri më i votuar i kabinetit qeverisës së kryeministrit Edi Rama është ai i Brendshëm Bledi Çuçi i cili ka arritur të sigurojë deri më tani 11 932 vota në listat e socialistëve në qarkun e Gjirokastrës.

Me një diferencë të vogël, pas tij renditet ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në listën e Korçës me 11 426 vota, ndjekur nga ministri i Turizmit Blendi Klosi i cili ka marrë 11 186 vota në Berat.

Ndërkohë në qarkun e Tiranës, janë 7 ministra që kandidojnë për deputetë, ku epërësinë me shumicë votash deri më tani e ruan ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku me 10 809 vota. Më pak i votuari është ministri për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi

Votat që ka marrë kabineti qeveritar dhe zona ku kandidojnë

Zv. kryeministri Erion Braçe në Fier –  13 533 vota

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi në Korçë – 11 426 vota

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi në Gjirokastër – 11 932 vota

Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka në Korçë – 4 740 vota

Ministrja e Financave Anila Denaj në Vlorë – 6428 vota

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku në Tiranë – 10 809 vota

Ministrja e Arsimit Evis Kushi në Elbasan – 4259 vota

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në Tiranë – 3351 vota

Ministrja e Kulturës Elva Margariti – Nuk ka kandiduar

Ministrja e Bujqësisë Milva Ekonomi në Durrës – 1 626 vota

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Tiranë – 4 672 vota

Ministri i Turizmit Blendi Klosi në Berat – 11 186 vota

Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko në Tiranë – 3698 vota

Ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes Eduard Shalsi në Tiranë – 1394 vota

Ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali në Tiranë – 6069 vota

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj në Tiranë – 5594 vota

3 komente në “RENDITJA: Kush janë ministrat e Edi Ramës më të votuar, në zgjedhjet e 25 prillit”

  1. Modeli Politikanit PS …
    rrespekt per te gjithe ju qe mbroni fatet e Shqiperise tone??????????

  2. Shkullaku Uturaku says:

    O njerez keto ministreshat dhe ministrat kane nxjerre nepunesit e tyre dhe u kane vene objektiva: 30 vota per person ndryshe ju perzume. Shalsi ka mender nje ministri ndaj morri pak.

  3. kacaku says:

    Vetem kaq mendoni , Lul bryli do bente prokopi me Vangjel Dulen me 600 vota ….. pastaj ua ka fajin Rama se u vodhi votat , nese ti nuk shikon as hunden tende te shtrember por shikon te tjetrit ateher sta ka fajin dikush per hunden tende qe e ke te shtrember …..i ka infektuar qamet Saliu , u ka ngjitur semundjen , Saliu qe kur garonte dhe nuk fitonte ja vidhnin votat dhe oburra ne destabilizim ……..edhe keta te njejten gen me Saliun ….vazhdoni se mire e keni , jeni ne rruge te duhur , vec keshtu jo per 4 poor as per 44 vjet nuk vjen ne qeveri……ptuuuu plera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje