Vizita e parë pas zgjedhjeve, Yuri Kim takohet me Edi Ramën në kryeministri

29 Prill 2021, 10:02Politika TEMA

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka mbërritur paraditen e sotme në Kryeministri, katër ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Ende nuk dihen arsyet e vizitës së ambasadores amerikane këtë të enjte në Kryeministri.

Kujtojmë që një ditë më parë, ambasadorja Yuri Kim uroi kryeministrin Edi Rama dhe PS, për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, kryediplomatja amerikane falënderoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që sipas saj, udhëhoqi një fushatë të fortë, që i dha zë shumëkujt dhe frymëzoi shpresë.

2 komente në “Vizita e parë pas zgjedhjeve, Yuri Kim takohet me Edi Ramën në kryeministri”

  1. Gjovalin Gjoka says:

    po e rregullt dhe korrekte ambasadorja e shba,ky vend i madh e demokratik nuk kerkon e ben miqesi me askend, por kerkon partner e partneritet, me kedo qe eshte i prirur nga vlerat e lirise e demokracis, urime Kryeministrit shqiptar per mandatin e trete.

  2. Populli katunar says:

    Po Gruaja dhe goca e MYSLYM MURRIZIT KRYESPIUNIT sa VOTA moren?!!!!! Dhe sekretaren curve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje