Populli thotë se hekuri rrihet sa është i nxehtë, e thirrja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike nga ana e Lulzim Bashës më 16 maj pritet që të prodhojë debate të forta brenda radhëve të demokratëve, duke pasur parasysh se brenda këtij këshilli ka anëtarë që kanë kërkuar publikisht dorëheqjen e kryedemokratit.
Një prej emrave më të zëshëm që kërkon largimin e Bashës është vetë kryetari i këtij Këshilli, Bujar Nishani. Ky i fundit ka dalë me deklarata të forta duke cilësuar pretendimet e Bashës për “masakër elektorale” dhe ankimimet në KQZ si alibi të kryetarit të Partisë Demokratike për të mos dhënë dorëheqjen.
Nishani fajëson Bashën për paaftësi dhe pazotësi në tërheqjen e qytetarëve që janë kundër Edi Ramës që të dalin në votime.
“Qindra-mijëra njerëz nuk kanë shkuar për të votuar, edhe pse nuk e duan këtë qeveri dhe qeverisje, por nga ana tjetër nuk besojnë as te zoti Basha”, deklaronte ai disa ditë më parë në emisionin “Breaking” në Top News.
Nishani vetë thotë se nuk ka asnjë ambicie për të marrë drejtimin e PD. Ambicia e vetme që ka, thotë se është largimi i Edi Ramës. Publikisht kërkesën për largimin e Bashës nuk e ka shoqëruar me kandidimin për postin e kryetarit të PD-së.
Megjithatë, nëse Nishani nuk e ka ndërmarrë këtë hap një tjetër emër, anëtar i Këshillit Kombëtar dhe Kryesisë së Partisë Demokratike e ka bërë. Fatbardh Kadilli kërkesën për largimin e Bashës e ka shoqëruar me ambicien për t’i zënë vendin.
“I kërkoj Lulzim Bashës dorëheqjen. Projekti i tij u provua i paaftë. E kam mbështetur, nuk ia doli, nuk fitoi, nuk qe i zoti, dështoi! Kush thërret Rama ik, nuk mund të thotë Basha rri!”, tha Kadilli.
Emra të tjerë të atyre që kanë shprehur publikisht kërkesën për largimin e Bashës dhe që janë anëtarë të Këshillit Kombëtar nuk mungojnë, por në mbledhjen e Këshillit Kombëtar lista mund të shtohet më të tjera figura që ose u lanë jashtë kandidimit në zgjedhjet e 25 prillit, ose u vendosën në zonat jofituese në 12 qarqet e vendit.
Pikërisht frika e përshkallëzimit të revoltës brenda organit më të lartë drejtues të Partisë Demokratike, siç është Këshilli Kombëtar duket se e ka shtyrë Lulzim Bashën që të ndërmarrë një tur takimesh me bazën.
Publikisht qëllimi i këtyre takimeve thuhet se është ndërgjegjësimi i qytetarëve për atë që Basha dhe PD e quan “masakër elektorale”, ndërsa jopublikisht gazeta “Shqip” mëson se këto takime po shfrytëzohen edhe për fushatë brenda partisë nga ana e Bashës. Pra, kreu i PD po kërkon që të sigurojë mbështetjen e bazës para nisjes së diskutimeve në strukturat drejtuese për analizimin e rezultatit të 25 prillit dhe zgjedhjeve për kryetar partie që pasojnë në korrik.
Nga takimi me strukturat në Lezhë, ku PD doli fituese dhe duke folur më gjuhën e futbollit, ashtu siç Edi Rama foli gjatë fushatës elektorale, Basha e quajti 25 prillin një “faull për karton të kuq” për Edi Ramën. Ai paralajmëroi se ndeshja do të vazhdojë. Por si? Basha dhe besnikët e tij kanë deklaruar se betejën do ta vazhdojë me të gjithë format dhe rrugët, përfshirë këtu edhe Parlamentin në shtator, që do të thotë njohje të 25 prillit.
Zyrtarisht PD e Bashës nuk ka dalë me një qëndrim të qartë sa u takon zgjedhjeve të fundit. Për të mësuar një të tillë ndoshta duhet pritur Këshilli Kombëtar më 16 maj, ku dy janë rrugët; ose 25 prilli do të cilësohet si faull për karton të kuq nga ana e PD, ose Basha vetë do të marrë kartonin e kuq nga PD.(Shqip)
Ky Kadilli qe propozon nje “qasje te re” a nuk do bente mire te jepte doreheqje si anetar kryesie,pra te behej vete shembull dhe te njejtin akt t’ua kerkonte edhe kolegeve?!…Veprat flasin sa mijera deklarata e ligjerara!….
Unë mendoj se gjëndja e krijuar në partinë demokratike nuk janë se zgjedhjet u masakruan,por sepse gjithë antarët e vjetër të partisë demokratike janë të mbaruar dhe ata duhet të jenë thjesht antarë partie pa asnjë funksion.Të gjithë të vjetrit duke ditur se qënia në poste të jep priviligje e pasuri nuk shqiten nga karikja dhe ata që e kanë lënë duan me pa tjetër të kthehen në karike.Në këtë parti duhet punuar nga themelet sepse njerzit që u futën në fillim si sigurimsa komunistë karieriste etj etj u shfrytëzuan nga Berisha për ta marë dhe mbajtur me krime pushtetin dhe kjo duket në këto 30 vjet.Prandaj duhen elementë të rinj me ide të reja jo për të djegur Shqipërinë por me punë si ta bëjmë më të mirë këtë vënd.Duke e parë partinë socialiste se parti kriminale atëhere si mund të vish në pushtet?Qeveria nuk është partia socialiste por janë reth 1 milion shqiptarë dhe ti quash këta krimineleë nuk vjen kurë në pushtet.Rama nuk i mori me dyfek për të votuar si partia demokratike por hodhën votën si e menduan.Prandaj mendoj gjithë parea e viteve 1990 duhet tia lërë vëndin 30 vjeçarëve dhe të ecë përpara.Edhe po të shkarkohet Basha dhe reth e qark janë përsëri kokat e vjetëra kjo parti nuk vjen në pushtet.Si mund të pranohet Berisha për të dhënë mënd nuk e kuptoj?Ai kërkon ti shpëtojë përgjigjësive të tij dhe nuk le gjë pa bërë.Ky njeri ska as karakter as i dhimset kombi ka vetëm urejtjen në çdo gjë.Ky duhet i pari jo të largohet por edhe të gjykohet nga kjo parti sepse është ai ideatori i kësaj katraure në këtë parti.Prandaj para se të luftohet Rama duhet të luftohen ata që e shkatëruan këtë parti.
Edhe mund ta jape, po ku, sepse kryesia e PD paska nje vit qe nuk qenka mledhur, ndersa Lulashi po gerrmon gropen per te gjetur qenin e ngordhur.
Pa u zhdukur tumori vdekjeprures ne PD, familja kriminale e Pakut te pjerdhur sali mere fizi, nuk krijon besim kjo parti!!!! Pa u ngritur dikush qe te quaje KRIMINEL me epitetin qe i takon per masakrat dhe prapambetjen qe i ka bere ketij populli, Pd do katandiset si partia e Nard Ndokes. Hiqeni ate shprehjen “lideri historik” sali kerme vicidoli eshte turpi i historise se Shqiperise dhe duhet guxim per ta thene. Ju vemjet e PD qe keni ngrene corben e prishur te asaj familje nuk rehabilitoheni dhe jeni per ne koshin e plehrave.
Po nuk u reformua me themel PD nuk merr me shume vota. Reformimi normalish duhet te perfshije mbi te gjith zhdukjen e influences se SB
o luli debili ik sa seshte vone , dhe mos thoni populli eshte injorant dhe nuk di te votoje, se e bet ghithe popullin te trash si vetja ,, nuk u ka fajin populli vajin e kini vete,, nuk je per asgje sa te jepe ndonje kocke edi zbutesh ti ,,
Basha eshte dordolec ne kopesht.Pronari i kopshtit eshte Sala.
O lilezime o lilqime hiq dore nga partia te shpetosh minimumi PD edhe ata pak anetare qe do te mbesin ne te ardhmen