PD emëron kryetar ish të dënuarin për shpërdorim detyre: E kallzoi penalisht, tani Leskaj me firmën e Bardhit e ka vartës në PD dhe ndjek procedurën e emërimit

14 Maj 2021, 20:56Politika TEMA

Pas ndarjes nga jeta të Haris Memës, Partia Demokratike ka emëruar si kryetar dege për një periudhë të përkohëshme në Sarandë nënkryetarin Vesel Koçiu,  ish i dënuar për ‘shpërdorim detyre’.

Ndryshe ai mbahet mend dhe si ish kryekomunari, i cili lejoi ndërtimin e objekteve pa leje në mes të ditës në Ksamil.

Ndërkohë që për ndjekjen dhe zbatimin e këtij vendimi është emëruar Bujar Leskaj, drejtues politik përgjegjës për degën Sarandë dhe Kryesia e Degës.

Kujtojmë që ish zyrtari i ALUIZNI-t në këtë qytet, asokohe, Vesel Koçiu është kallzuar nga KLSH në vitin 2015 me në krye Bujar Leskajn për “Shpërdorim detyre” në procesin e legalizimit të objekteve në zonën e Ksamilit, në Sarandë.

Ndërkohë që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë asokohe e pati shpallur fajtorë duke e dënuar me 6 muaj burg.

Sot gjashtë vite më pas, ‘ndodh çudia’, dhe ngarkohet kallzuesi të ndjekë procedurat për emërimin në detyrë të të kallëzuarit.

Pra ai që e çoi në ndjekje penale, sot do e prezantojë, ku kallëzuesi do ndjekë procedurat për të kallëzuarin./CNA.al

6 komente në “PD emëron kryetar ish të dënuarin për shpërdorim detyre: E kallzoi penalisht, tani Leskaj me firmën e Bardhit e ka vartës në PD dhe ndjek procedurën e emërimit”

  1. Ne ato maja rripa rripa……..

  2. Idrizi says:

    E mo mire dhe ju gazetaret…
    Ateher e ka sharre per shperdorim detyre…
    Tani e levdon per “burre te mire” ne fushaten e zgjedhjeve…
    Nuk thone kot se barazimin e ka ne xhep PD-ja…

  3. Pensionist pa pension says:

    Kur shikoj shkresat e ketyre te PD, cuditem, sa shume kane avancuar…
    Dikur Saliu i jepte urdherat me goje, qe te mos linte asnje gjurme….

  4. spartak says:

    Ene ju i qepeni tjetrit me bukë në trajse . Ore, po ka hall tjetri . Ka vacancë tjetri .
    Ore kur s’ka çin t’vejë , do pranojë dhe topallin .
    Do thuash ti është topall , çalon , nuk bon .
    Vetë shnosh . Çalon , por ama tymin e çon drejt .
    S’ka pra tjetër ma t’mirë . Mos ju qepni kot , se s’i ka ngel mo njeri pa cen . Veç me vonë plakën e vet .
    Osht topall , me cen , por amo osht me Vetting t’bomë .
    Ene me vaksina t’bome . Prap do ngecish ? Se s’rrini dot rehat . Ka bo vaksinë kineze . S’bon për kryetar .
    Amon , rrini pashi zotin .
    Se ai topalli , me vaksinë kineze han barotin .
    A doni mo . Rrini urtë nashti . Ate do vejmë krietar . Plasni po deshët .

  5. Kokepalare kokèpadegjuar says:

    Edi vuri ne listen e deputeteve te PS ne Fier Ervin Bushin nga Radostina,kryehajdutin e legalizimeve ,keshtu funksionon te partite…çi qi tèmèn Shqiperise….

  6. Vranakonti says:

    Merni me mend se çfare partie e eshte PD.Shikoni ça behet dhe ça njerzish ka.Stan me lepuj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje