Dy ish- presidentë me “karton të kuq”

31 Maj 2021, 18:47Blog TEMA

Nga Mentor Kikia

Nuk ka asnjë dyshim që Ilir Meta do të shkarkohet nga detyra e presidentit të Republikës. Gjykata Kushtetuese nuk ka gjasa ti bëhet krah presidentit, duke patur parasysh rrethanat politike dhe diplomatike, në të cilat gjykatësit do të marrin në shqyrtim vendimin e parlamentit.

Ky do të jetë precedenti i parë në historinë e shtetit shqiptar. Por historia është tjetër gjë dhe në këtë rast, ajo që na intereson është aktualiteti dhe e ardhmja.

Së shpejti ne do të kemi një ish president të shpallur non grata në SHBA dhe një ish president të shkarkuar për shkelje të kushtetutës, mes të cilave edhe per përplasjen diplomatike me SHBA.

Pavarësisht nëse janë të ligjshme apo jo këto arsye, ky do të jetë, pa dyshim, fundi politik i dy bashkëpunëtorëve të vjetër. Me një vendim shkarkimi në dosje, Ilir Meta nuk do të mund të rikthehet si aktor me partinë e tij.

Por, a do të jetë ky fillimi i fundit të “gardës” së vjetër në politikën shqiptare?

A do ta vazhdojë ky “aksion” politiko-diplomatik për të larguar nga skena të tjerë politikanë që konsiderohen problematikë dhe që vota ka treguar se nuk i largon dot?

Kjo është ajo që shqiptarët, në fakt, duan të shikojnë të ndodhë. Dhe duhet pritur për të parë hapat e radhës.

Ajo që dihet tashmë është se dy prej aktorëve më të rëndësishëm të politikës së këtyre tri dekadave morën nga një karton të kuq.

4 komente në “Dy ish- presidentë me “karton të kuq””

  1. Tomas Willsom says:

    Analize e perkyer!

  2. Arber Iliri says:

    Dy hajdute te medhenj te popullit dhe tradhetare te interesave kombetare.
    Turpi I mbulofte.

    1. Kalec Dega says:

      Mjaft me thashetheme, shko pini nje kafe te cepi lagjes.
      =
      Edhe per Bunkerin e Rames thone qe e ka me miliona te vjedhura ose nga 20% si Bajraktar i Tiranes.
      =
      Duhet te besojme fleterrufete apo drejtesine?

  3. Emigranti says:

    Ku e sheh skandalin e shkarkimit te Presidentit qe ka bere shkelje skandaloze ne gjithe perkorsin e tije politike,kur ne Gjermani u shkarkuan dy presidente,ku njeri per nje shprehje te gabuar dhe tjetri per nje dreke 700 € dhe nje kredi bankare me interes faforizues e nuk ndodhi asgje?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje