Pas vendimit të Kuvendit të Shqipërisë për shkarkimin e Ilir Metës si president, Bilushi i Metës mori shumë reagime nga mbështetësit e tij, të cilëve ju përgjigj me një koment publik:
“Të dashur miq!
I kam parë reagimet tuaja me sms.
Vendimi për shkarkimin e Ilir Metës është një truk i Edi Ramës.
Ai synon të trembë pikë së pari, rreth 6 mijë qytetarë shqiptarë dhe të huaj që kanë marrë dekoratat nga presidenti.
Të gjithë ata që janë trembur nga ky vendim dhe më kërkojnë mua nëse duhet t’i mbajnë dekoratat apo t’i dorëzojnë, ju them se duhet t’i mbajnë dhe të jenë krenarë për ato.
Ato dekorata i kanë merituar dhe i kanë hallall nga presidenti.
Ky njoftim vlen për të gjitha llojet dhe kategoritë e dekoratave, dhe jo vetëm për ata që kanë restorante.
Dhe ata duhet t’i afishojnë dekoratat në vende të dukshme, si sfidë ndaj regjimit të Ramës.
Po ashtu, njoftojmë aleatët tanë politikë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe gjetkë, të mos dekonspirohen dhe të mos bëjnë deklarata pro Ilir Metës.
Ilir Meta do të dalë më i fortë nga kjo betejë, por ai nuk dëshiron të konsumohen aleatët e tij politikë dhe të ekspozohen si aleatë të tij.
Veprimtaria jonë do të vazhdojë të jetë e koordinuar në ilegalitet kundër rrezikut të ri që i kanoset Shqipërisë.
Njoftojmë gazetarët tanë, që na kanë mbështetur në këtë rrugë të gjatë, por dhe ata që të lodhur na kanë tradhtuar ditët e fundit, që të mos dekonspirohen si mbështetës të presidentit, pasi mund të kenë pasoja.
Ata na duhen për ditë më të vështira.
Deri atëherë të vazhdojnë punë në ilegalitet.
Njoftojmë po ashtu popullin e 2 marsit, të jetë i qetë, të ruajë qetësinë dhe të ngrihet në momentin e duhur, kur të vijë ora.
Sinjalin do ta marrin nga Tit Vasili.
Ai do të shfaqet në ekran me dy gishta, që simbolizon 2 marsin, dhe do të jetë i veshur me ngjyrë të gjelbër, që simbolizon paqen dhe begatinë.
Ai është momenti që duhet të ngrihemi.
Deri atëherë, do të vazhdojmë të punojmë me Gjykatën Kushtetuese, që t’i heqim frikën, se SHBA në këtë betejë është me Ilir Metën, ndaj ata nuk i gjen asgjë sikur ta mbrojnë atë.
Mirupafshim në betejën e radhës”.