Sot dita e dytë e raundit të dytë: Në fushë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, Danimarkë-Belgjikë dhe Holandë-Austri

17 Qershor 2021, 09:59Sport TEMA

Dita e dytë e raundit të dytë në Euro 2020, sot do të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Dy përballje do të luhen në Grupin C dhe një në Grupin B.

Ndeshja që do të ngrejë siparin e ditës së enjte të 17 qershorit në Euro 2020 do të jetë ajo midis Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sfida do të luhet duke filluar nga ora 15:00 në Bukuresht të Rumanisë, në stadiumin “Arena National”.

Të dyja skuadrat tanimë janë në kërkim të pikëve të para për këtë “fushatë” Evropiani.

Përballja e radhës, ajo e orës 18:00, do jetë mes Danimarkës dhe Belgjikës. Dy skuadrat e Grupit B do të ndeshen në Kopenhagen në “Parken Stadium”. Për Danimarkën, kjo do të jetë ndeshja e dytë në këtë stadium, për Euro 2020, pas asaj me Finlandën.

Ndeshja që do të mbyllë ditën sotme, do të jetë ajo mes dy skuadrave të tjera të Grupit C, Holandës dhe Austrisë. Përballja do të luhet në “Johan Cruyff Arena” duke filluar nga ora 21:00.

Holanda dhe Austria duelojnë për vendin e parë në grup, pasi kanë nga tri pikë, pas fitoreve, përkatësisht me Ukrainën dhe Maqedoninë e Veriut.

Këto skuadra do të rikthehen për të luajtur përsëri më 21 qershor, në ndeshjet e fundit të fazës së grupeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje