Milionerë edhe nga Instagrami, agjencia zviceriane zbulon sa fitojnë Xhaka e Shaqiri për një postim

26 Qershor 2021, 11:04Sport TEMA

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka janë dy nga futbollistët më të rëndësishëm te përfaqësuesja e Zvicrës. Një agjenci reklamash me qendër në Gjenevë, kreu një studim  se sa vlen një reklame e postuar në profilet e futbollistëve të Zvicrës ku spikasin Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me shifra stratosferike.

Mbi 2.6 milion njerëz ndjekin Xherdan Shaqirin në Instagram. Kjo e bën lojtarin e Liverpulit më të ndjekurin ndër helvetët. Pas tij, vjen kapiteni Granit Xhaka i cili numëron 2 milionë ndjekës. “Shaqiri dhe Xhaka kanë një normë angazhimi 3.6% e cila është shumë e mirë duke marrë parasysh madhësinë e komunitetit të tyre.

Për krahasim, Ronaldo ka një normë prej 2% dhe Neymar 1.35%. Gamned llogariti që një postim nga Xhaka vlerësohet në gati 90,000 franga (110 mijë dollarë), ndërsa Shaqiri 100,000 franga afërsisht (121 mijë dollarë).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje