Xhovani Gocaj
Personi që shihni në foto është Xhovani Gocajt, një prej viktimave të masakrës që ndodhi mbrëmë pas mesnate në Velipojë, ku 4 persona mbetën të vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.
Burime bëjnë me dije se mes familjes Ferracaku dhe Gocaj kishte nisur një konflikt prej mesditës së djeshme, i cili degjeneroi më pas në përdorimin e armëve nga të dyja palët.
Mësohet se Kujtim Ferracaku, së bashku me të vëllanë e tij, Hasan Ferracaku, pronar të hoteli Fantazia, kishin shkuar për tu sqaruar pranë hotelit Gocaj, por duket se mes palëve tonet kanë qenë të nxehta, dhe më pas situata ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Sipas Policisë në vendngjarje është gjetur vetëm një armë pistoletë, ndërsa të dhënat janë se është përdorur më shumë se një armë. Deri në momentet që flasim nuk dihet ende se kush ka qëlluar i pari, dhe ende asnjë të arrestuar, për këtë ngjarje me përmasa tejet të rënda.
Sa iu takon të plagosurve Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli, mësohet se janë në gjendje serioze për jetën, dhe janë dërguar për kurim në spitalin e Traumës në Tiranë. Nuk dihet ende nëse policia ka mundur që të sigurojë dëshmi të tyre sa i takon konfliktit.
Bilanc lufte, është ajo që ka sjellë përplasja me armë pas mesnate në Velipojë, ku mbetën të vrarë 4 persona, dhe u plagosën dy të tjerë, pas sherrit për shezllonet dhe hapësirën e lokaleve.
Viktima nga plumbat e armës kanë ngelur Kujtim Ferracaku, Xhovani Gocaj, Edmond Gocaj dhe Myserim Zeneli, ndërsa plagosur kanë mbetur Hasan Ferracaku dhe Elmind Dyli.
Ndërkohë që menjëherë pas ngjarjes së rëndë, shumë pushues, kryesisht nga Kosova kanë lënë pushimet e tyre në mes, dhe kanë zgjedhur që të largohen, pasi kanë ndjerë pasiguri për jetën e tyre.
Tani u mor vesh, te gjithe pronaret e hoteleve ne Velipoj paskan arme. Te dy pronare hotelesh dhe te dy me arme. Esht nje lloj rregulle treshi. Keta qe perdorin arme merren edhe me biznese te pista, keshtu funksionon. Atehere Hetim per kto biznese me pronare bindit me arm.
Kam qene anti Enver Hoxha gjate diktatures,por periudha mbas 1990 tregoje se Enveri per disa ceshtje per trajtimin qe u beri shqiptarve paska patur te drejt.Eshte e llahtarshme qe sot te vriten njerzit per disa llafe,apo te aksidentosh per vdekje njerze te pafajshem me makine se u duket vetja superiore.Pasojat e megallomanise qe la anadollizmi 500 vjecar ne Shqiperi per te cilat do te jete shume e veshtire qe ky milet te arrije nivelin jo europiane,por te pakten ate te vendeve si Rumania,Bullgaria,Moldavia,etj.Europa ka te drejt,,do te jete njolle e zeze pranimi i ketij populli ne BE.
E pra, cili eshte (ishte) Xhovani Goci?
Hangshi kokat ,gjithnij po fitoj përshtypje se ky
vend nuk ka ndërmënd të bëhet!
Ka zbrit mali ne bregdet e do me be pare. Shko e shtriu ne shezllone, armen e ke pas koke. Ky eshte atdheu me banoret e tij. Sherr e gjak.
Klosi premtoi qe ne 2022 do te kishim mbi 7 milion turiste. Nuk e tha se sa do te ishin te vraret.
Nje popull egersire si keta, duan vetem DAJAK, BURG dhe buke e uje. Asgje me shume. Nuk na e ka fajin as serbi as greku as europa qe nuk i do.
Cashtu cashtu or tej Asd ///////////
Kaosi tha per ne jug te qytetaret jo ne stallë derash ne veri
Jane bere biznesmena gjithe hajdutet e parazitet ne albanistan.
Ky hotel Fantazia, nje nga hotelet e para ne velipoje. E ndajne ranet si pas madhesise se kokrrave. Tani e tutje si pas numrit te vrareve.
O plako sa fillo fushkruja e siper, te gjith flejn me jastik posht pistoletes
Ne Velipoje hotelet jane ndertuar si kerpurdhat mbas shiut. Kam kaluar disa dite pune ne fillim viteve 90, pisha, gjelberim dhe rërë e mrekullueshme. Te vetmet ndertesa ishin kabinat e pushuesve.
Sot, aty ke ndertesa pa asnje studim sizmik, me pronare injorante e drogaxhi neper Europe dhe me kriminele qe s’e kane per gjë te shkrehin armet nese i preket toka e shtetit (dikur) nje centimeter.
Kjo eshte nje reklame e keqe per Velipojen dhe bregdetin e veriut te Shqiperise, se Mali i zi aty eshte dhe te ofron kushte, siguri dhe çmime te lira.
Tragjedi per familjet, por me shume per turizmin shqiptar qe akoma eshte i konsideruar si prone private dhe jo si pasuri e nje vendi.
Me injorante si Kokedhima dhe keta kriminelet e Velipojes, e veshtire qe turizmi te rritet. Se ketu s’behet fjale per tarifa te larta, por per sigurine e njerezve.
O plake. To fillu nga fushe – kruja e poshte te gjithe flene me pistolete siper jastekut.
Sipas statistikave ,Vlora ka numrin me te madh te vrasjeve, Elbasani vend to dyte. Shkodra ne vend to trete, Fier.
Vlora gjithmone ka mbaj vendin e pare
Shqiperia eshte vend I vogel, 2,5 million . Emertimet lab, laluc,malok perdoren nga ato qe ofendojne c’do gje.
Julian, po Vlora eshte qyteti i dyte nga madhesia pas Tiranes, me ate do hahesh ti? Dhe eshte pika me e afert e republikes me perendimin, imagjino sikur te ishte Tropoja pershembull. Pastaj ca statistikash? Ku ka statistika tek ne, shpikjet e gazetaruceve thua ti? Kjo sa per muhabet, sepse as une nuk jam per etiketimet e njerezve….
Bravo, jam dakort me ty Julian Laçi! Sa për ngjarjen, keqardhje e madhe të shohësh që jeta e njeriut nuk vlen më! Po te shtosh edhe rastin e familjes nga Patos, nuk ngelet veçse ULËRIMA!
Cashtu cashtu or tej Asd ///////////
Per te ardhur keq por kshu eshte kur shkon per sqarim me pistolete ke xhepi.arma te mer jeten nuk zgjidh konfliktet,por si duket ne ket rast injoranca,babezia dhe pabesia qe kane ndaj njeri tjetrit ju mori jeten.
Kafshët kur dëgjojnë krisma largohen e bien ne kompromis .Vetem Shqiptaret duan te vriten e të vdesin para kohe ,dhe njëkohësisht të rrezikojnë jetën e fëmijëve grave ,nipave mbesave dhe çdo qenie njerëzore që ndodhet rrotull. Del tjetri thotë mu fik dera ,para se të arijme te na fiket dera dhe te vajtojnë na eshtë dhenë aftësia të flasim me njeri tjetrin dhe të bëjmë kompromis. Lufta ka kosto për të gjitha palët, Zgjidhni dhe merrni……
Edukimi me i mire prinderor nuk do ta fikte deren. Eshte e kote te flasesh …. duhen vite te ftilloheni.
A iu eshte bể kontroll baneses se ketyre, se kushedi sa arme te tjera kane te fshehur.
Ndoshta edhe lende narkotike.
Aman vetem udheheqsat tane mos ti gjej gje te tjeret kokeken hengshin keshtu ka thene edi rama per ata qe vriteshin do zoti jau shpie radhen te shpia e tyre ketyre politikaneve tane