Etrit Berisha kthehet në Serie A

1 Korrik 2021, 17:49Sport TEMA

Merkato e verës nisi zyrtarisht më 1 Korrik dhe Etrit Berisha gjeti ekipin e ri. Portieri shqiptar u kthye në Serie A si pjesë e Torino. 32-vjeçari zhvilloi të enjten kontrollet mjekësore.

Berisha do të jetë luajë për 2 sezone me këtë skuadër ku më herët janë aktivizuar edhe shqiptarë të tjerë. Etrit Berisha ishte te SPAL sezonin e kaluar në Serie B dhe nuk arriti ta ngjisë një ligë më lart pavarësisht paraqitjeve të mira që pati.

Berisha më parë është aktivizuar edhe me Lazio, Atalanta, por edhe SPAL në Serie A. Ai është aktivizuar në 139 ndeshje në elitën e futbollit italian pa numëruar këtu përfaqësimet në turnetë e tjerë në Itali dhe Europë.

2 komente në “Etrit Berisha kthehet në Serie A”

  1. Ilirjan says:

    Berisha eshte portjer shume i mire dhe me stabilitet.E meriton, dhe kombetarja i takon atij.

  2. tifozi says:

    Suksese Etritit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje