I arrestuar në Bosnje për prostitucion dhe trafikim të lëndëve narkotike, mësohet arbitri i ndeshjes Itali-Belgjikë

1 Korrik 2021, 18:28Sport TEMA

Do të jetë slloveni Slavko Vincic arbitri i sfidës së vlefshme për çerekfinalet e “Euro 2020” mes Belgjikës dhe Italisë, ndeshje e parashikuar për mbrëmjen e nesërme në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

Në maj të vitit 2020 arbitri slloven që ka ka drejtuar ndeshje në Champions e Europa League, u kap në flagrancë dhe u arrestua në një vilë në Bijeljina në Bosnje Hercegovinë së bashku me 9 femra dhe 25 burra me dyshimin për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Gjatë aksionit blitz, policia lokale ka sekuestruar kokainë e armë bën të ditur e përditshmja kroate 24Sata.Në të vërtetë arbitri nuk ishte i përfshirë dhe u shpreh që ndodhej në momentin e gabuar në vendin e gabuar.

“U ftova në një festë pas një takimi biznesi, – shpjegoi në atë kohë për një të përditshme kroate, – por nuk i njihja ata persona. Ia shpjegova policisë dhe më lejuan menjëherë të kthehesha në shtëpi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje