Europiani 2020 do luajë sot dy ndeshjet e para çerekfinale. Duke nisur nga 18:00 në fushë do zbresë Zvicra dhe Spanja.
Helvetët kanë mungesën e Xhakës, teksa shirititn e kapitenit do e mbajë Shaqiri. Sfida që zhvillohet në Shën Petersburg do tregojë skuadrën që do vijojë më tej, me Spanjën e Enriques që do matet me të besuarit e Petkovic.
Ora 21:00 rezervon një finale të parakohshme. Belgjika dhe Italia do luajnë në “Allianz Stadium” të Munihut.
Ndeshja pritet të ketë emocione të forta, me dy skuadrat që kanë treguar nivel të lartë.
Azzurrët e Mancinit shihen si pretendentë, teksa i kanë mposhtur belgët edhe në përballjen e fundit në Europianin 2016 (2-0).
Italianet shihen si pretendente, jo se i kane mposhtur ne 2016, por kane pak nje nivel me te larte kete radhe. Veshtire te shikoshe dy ndeshje me te njetat skuadra dhe lojtare qe te kene nje rezultat te njejte.