Mediat sportive spanjolle njoftojnë se Sergio Ramos ka arritur marrëveshjen me PSG për dy sezone.
Edhe pse nuk ka ardhur ende zyrtarizimi, “AS” sqaron se vëllai i ish-kapitenit të Realit ka udhëtuar në Paris për të mbyllur tratativat.
Sergio Ramos mendohet se do të firmosë ditët e ardhshme për dy sezone me klubin francez.
Sa i përket rrogës, 35-vjeçari do të fitojë rreth 10 milionë euro në sezon, po aq sa te Reali.
Ky është një futbollist i mrekullueshëm, por një njeri i ulët, dashakeq me kundershtarët, njësoj si Pepe,të cilin e ka pasur shok skuadre. Të dy janë të gatshëm të masakrojnë kundërshtarin, edhe në mënyrën më të poshtër. Meritojnë të klasifikohen “ kriminelë i fushave sportive “. Në kujtesën e dashamirëve të futbollit ju janë zeruar të gjitha arritjeve si spotistë të dalluar. Të njëjtën gjë duhet të bëje edhe Qeveria Botrore dhe Europiane e futbollit.