Babai dhe xhaxhallarët e saj në burg pasi dhunuan gjyqtarin, ish-kandidatja e LSI-së në Vlorë: E gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK

17 Korrik 2021, 11:05Politika TEMA
Babai dhe xhaxhallarët e saj në burg pasi dhunuan gjyqtarin,

Ish-kandidatja e LSI-së për deputete në qarkun e Vlorës, Griselda Myslymi, babai dhe xhaxhallarët e të cilës janë arrestuar nga Policia ka bërë një denoncim për gjyqtarin Arqile Basho, i cili u dhunua nga të afërmit e saj.

Sipas Myslymit, gjyqtari Basho ka dhënë një vendim nën dyshime korrupsioni.

Sipas Myslymit, familja e saj është në gjyqe prej disa vitesh, pasi firmat që iu kanë marrë truallin për ndërtimin e pallateve, kanë dalë nga kontrata.

“Jam vajza e një prej vëllezërve të arrestuar, problematika jonë fillon nga 2010, ku kemi lidhur kontrata me dy kompani, pronari i njërës prej tyre është këshilltar bashkiak, dhe ka mbajtur poste drejtuese në Vlorë.

Problematika jonë nuk lidhet vetëm me pronën në fjalë, pronat janë shitur në disa pronarë të ndryshëm, prej vitesh jemi endur nëpër gjyqe, në 2019 Gjykata e Apelit na ka dhënë të drejtë, zoti Basho ka dalë mbi vendimin e apelit, duke i dhënë të drejtë këtyre kompanive.

Jam e gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK, unë mendoj se gjyqtari është duke bërë korrupsion, ne kemi qenë pronar të truallit, firma nuk ka si mund të shesë hyrjet tona, që janë të caktuara në kontratë. Ky është rast flagrant i korrupsionit që është bërë nga ky gjyqtar”, u shpreh ish-kandidatja për deputete, e cila ishte e preferuara e Ilir Metës gjatë fushatës dhe e futi në sherr presidentin me të shoqen.

2 komente në “Babai dhe xhaxhallarët e saj në burg pasi dhunuan gjyqtarin, ish-kandidatja e LSI-së në Vlorë: E gatshme që kjo çështje të ndiqet nga SPAK”

  1. Vranakonti says:

    Pika qe nuk te bje moj kucke e Mones.Pandeh akoma kohen e Saliut.

  2. tan says:

    Varik.. lexo cfare ka ngjare pastaj fol
    lajmi pasqurohet si politk kur ne te vertete eshte nje afer krimnale e gjyqtarit te korruptuar qe perjeton dite e fundit ne karigen e gjyqtarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje