Këto janë momentet e tmerrit kur një grup miqsh arrijnë të shpëtojnë nga zjarri në Turqi duke kaluar mes flakëve me makinë.
Flakët kanë përfshirë shumë shtëpi duke detyruar banorët të largohen nga fshatrat dhe rezortet turistike.
Në videon e xhiruar nga një prej pasagjerëve, ata shihen që drejtojnë në rrugën pyjore me flakë nga të dyja anët, dhe me tym që u bllokon pamjen.
Në një moment makina ndalon, para se të nisë përsëri zbritjen, ku flakët duket akoma më të mëdha e intensive.
Ata tregojnë dhe disa dëme te shkaktuara ndaj automjetit, pjesa e pasme e të cilit është e mbushur me bagazhe.