Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Salianji: Demokratë pushteti që s’janë mësuar me sakrificën

12 Gusht 2021, 13:30Politika TEMA

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji dhe nënkryetarja e PD Korçë, Ledina Aliolli kanë zhvilluar një takim me strukturat e Partisë Demokratike në këtë qytet. Tashmë drejtimi i partisë do të bëhet nga 3 nënkryetarët e kësaj force politike.

Gjatë fjalës së tij Salianji nuk la pa akuzuar të larguarit nga selia, mes tyre edhe ish-kryetarin e degës Andrea Mano.

“Shumë njerëz nuk janë mësuar dot me sakrificën, shumë të tjerë janë ‘demokratë pushteti’ dhe nuk janë dot demokratë sakricash dhe opozite. Të sqarojmë tani se 15 seksione kanë problematika që është larguar kryetari ose sekretari i seksionit nga 146 seksione që ka Partia Demokratike në Korçë”.

Andrea Mano e shoqëroi dorëheqjen me disa akuza për nepotizëm e papërgjeshmëri në lidershipin e PD, por Salianji u kujdes të vinte në dukje se rezultati i 25 prillit për këtë qark ishte më i lartë se ai i vitit 2013.

“Nuk është e lehtë dhe kjo është mëse e kuptueshme të përballesh me një regjim. Por duhet thënë që qarku i Korçës është qarku i katërt me rezultatin më të mirë në rang kombëtar për Partinë Demokratike. Përpara Korçës është vetëm Kukësi, Dibra dhe Lezha. Në procesin e 25 prillit ne kemi marrë më shumë se 40%”.

Në fund të muajt korrik, kryetari i degës së PD-së në Korçë së bashku me anëtarët e kryesisë dhanë dorëheqjen duke akuzuar drejtuesit qëndror të partisë për humbjen e zgjedhjeve.

 

6 komente në “Dorëheqjet masive të PD në Korçë, Salianji: Demokratë pushteti që s’janë mësuar me sakrificën”

  1. Molla e dijes says:

    O Salianj! Ça u bë me atë klubin që kishte me qera atje te ish godina e UET? Kur i ke xhepat plot dhe diplomohesh te UET normalisht që flet për sakrificat e të tjerëve.

    1. Qytetar says:

      Tani po me pelqen Molla e sherrit.

  2. Bulevardi Re9 says:

    O Zot! Nje qyrash moracak, dale nga humbetirat perfaqeson dhe flet ne emer te Korçes! Ketyre as nuk u afrohesh dot se mbajne era dhi. Qari i Ŕames. Korçaret dhe ketij ja gjeten nofken: LIGAVEC GOLLASH. Per ata qe nuk e njohin zhargonin Korçar kjo do te thote: “kermill i dale nga guaska”.

  3. Fatosi-kosove says:

    E po kur ke babale salianjin qe vendos per fatin i partise ateher ai qe e ndien veten njeri dhe ndryshe nga babale salianji JO vetem iken nga partia por mundesisht ta ndaje edhe diellin, vetem nje kafshe, idiot dhe kriminel pranon ta kete nje babale qe vendos per ta dhe partine, e kjo eshte PD-ja qe sot eshte kapur 100% nga kriminelet kurse intelektual dhe patriot ose Jane vra ose prejashtuar familjarisht.

  4. azbiu says:

    ke mbledhur fshatare sekorca te ve hune.po griden ku e ke

  5. am says:

    Demokrati i vertete ha bar por vijen e partise nuk e tradheton.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje