Emrat e qeverisë së re: Surpriza me vajzat e Finos e Meidanit dhe zëvendësen e Veliajt

1 Shtator 2021, 15:26Politika TEMA

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga koha kur Edi Rama do të lexojë emrat e skuadrës së tij të tretë qeverisëse, brenda PS vijojnë të qarkullojnë emra të rinj të kandidatëve për ministra.

Ajo që bie në sy është se në kabinetin Rama 3, do të jenë më të shumta në numër ministret femra.

Megi Fino, vajza e deputetit të ndjerë Bashkim Fino aktualisht zëvendës ministre e Punëve të Jashtme, mund të jetë një prej prurjeve të reja nga Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse.

Adea Meidani, vajza e ish presidentit socialist, Rexhep Meidani e shkolluar në Paris me një eksperiencë pune në Londër e  specializuar për taksat ndërkombëtare, shihet si një kandidate potenciale nga Edi Rama, për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Ekonomisë gjithnjë nëse do t’i shkojë skenarit të ndarjes të Ministrisë së Financave nga Ekonomia.

Ekziston mundësia i tha një burim Top Channel e ristrukturimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke e kaluar Integrimin si ministri më vete.

Kandidati më potencial për ta drejtuar është diplomati i karrierës, Zef Mazi aktualisht krye-negociator i Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Ora 10:00 e të enjtes do t’i japë fund edhe dilemës nëse Olta Xhaçka do të vijojë të drejtojë diplomacinë shqiptare,  apo do të jetë e para grua, të cilës i besohet Ministria e Punëve të Brendshme.

Sikurse do të mësohet se Lindita Nikolla mund të jetë në krye të parlamentit. Një emër surprizë është edhe Anisa Ruseti, e cila mund të shfaqet në drejtimin e çështjeve sociale.

Askush nga socialistët nuk është i gatshëm, të vendos një bast për emrat që ka përzgjedhur Edi Rama në drejtimin e Ministrisë së Drejtësisë, të Brendshme apo të Mbrojtjes. Por ama një gjë është e sigurtë.

Kushdo të jenë emrat e përzgjedhur për këto tre poste nga Rama, ato kanë kaluar për një ‘OK’ nga selia diplomatike në “Rrugën e Elbasanit”.

25 komente në “Emrat e qeverisë së re: Surpriza me vajzat e Finos e Meidanit dhe zëvendësen e Veliajt”

  1. BBC says:

    Dora e bibave pa dinjitet qe i vjen kaq shume per shtat ketij bojaxhiu. Me keq se shpellari Sali me dhitaret e vet. Turp, asnje emer intelektuali, vetem krunde politike

    1. mirel says:

      intelektual eshte vet Talibani
      kjo mjafton?

      1. Pordhe me rigon..... says:

        Do te shkoi muti ne gju…… gezuar ramazonin.

    2. patrioti says:

      Po ke quan intelektuali ti more hajvan ? Te kesh studiare ne Paris e te kesh punuar ne Londer , nuk na qenke intelektual ?!

    3. Genci says:

      Ore leji te kapin edhe kto nonji gjo mos e prish zemren
      Vetem ajo Ruseti te shpjegoje pak mbiemrin se nqs eshte e martuar me shtetas te huaj me duket si lejohet te haj aq lart… apo ci qi temen ligjit

    4. Godd-less Commies says:

      Byroja Politike, oligarkia mafjoze e e Ramu – tit….

  2. Laberia ime says:

    Njeri tjetrin do marrin ne kupole se te tjeret nuk i lene te afrohen as deri te gardhi i pushtetit..popuplli voton dhe ata i numerojne dhe qeverrisin..

  3. GazMir says:

    Ministrat duhet ti zgjedhi opozita nga sofra PS, ndërsa Rama ti udhëheqi dhe formoj.

  4. Asgje S’ndryshon says:

    Shqiperia po i afrohet çdo dite e me afer Perendimit! Goca e filanit, çuni i fistekut – ka studiuar ketu dhe atje. Meritojne edhe me shume se çkane vjedhur prinderit e tyre… S’kane punuar nje dite ne jeten e tyre dhe me vjen shume gjynah qe po konsiderohen vetem per zv. ministre – Meritat e ketyre Rudina Hajdareve jane shume here me te larta se kaq
    Jashteqitje Berisha, por edhe ti Rama nje kakerdhi te madhe po ben

  5. Kaonia says:

    Sla me nga keto qe jane krymbur me borxhe,ca qe i kane vellezrit gay ,ca qe i shtyp komandanti . Jepini qijini ropt keti populli se mire e keni.

  6. AI says:

    Po pse ka min8stra?

  7. 007 says:

    Jane shkollu vajzat e politikanve ; se baballaret et yre ; e kane rrjep mire vendin, si Bashkim Fino ;qe me u kuru ne itali ; paguante shtet ; po populli i varfer.

  8. Nik says:

    I ndjeri Bashkim Fino do te mbahet mend per kontributin shume konstruktiv per konsolidimin e shtetit Shqiptar por nderimi i kujtimit te tij nuk duhet te behet me qoka! Ministrat apo zvendes ministrat etj duhet te jene personalitete te afirmuar ne fushat e veprimtarise se tyre profesionale dhe pastaj edhe politike. Duhet t’u jepet fund emerimi i te saodiplomuarve ne sferat e larta te shtetit; kariera duhet te vije natyrshem ne funksion te interesit shteteror.

  9. Beni says:

    PO DJALIN E GRAMOZIT PSE NUK E VURE O RAMI.

  10. Koli says:

    Pervec Zef Mazit,qe po u be Minister i jashtem me behet shume qejfi,se eshte me te vertete Dipllomat per ate pune,te tjeret me sa shoh ketu eshte per turp.Nuk them qe nje vajze e re i duhet dhene mundesia,sic i duhet dhene nje djali te ri,por te jesh 25 vjec,nje moshe pa piken e pjekurise dhe behesh ministre ,se Babi Bashkim ishte shoku Xhaxhi Edit,kjo nuk ka bythe ku shkon.Vetem 2 muaj ka qe u fut ne PS,mbas nje jave e beri ZV ministre te jashteme,dhe tani sapo na u martua,dhe si dhurate per martese e ben Ministre.Shko or debil,se nuk zihet vendi i pare ne bote,duke bere nje qeveri me mbi 79 per qind femra,dhe qenke qeveria me e mire ne bote.Or Debil,ver Minister te mbrojtjes nje Kolonel ose Gjeneral,se nuk merr vesh femra nga mbrojtja,edhe Kosova qe eshte sa gjysma jone blen arme,ti nuk ke nje Helikopter per zjarret,dhe duke e pare qe NATO eshte sot ,nuk eshte neser.Ver Minister te brendshem nje njeri qe eshte adapt per ate pune,jo nga Partia mor Edo,se kur te ngrihen Talibanet te djegin prap shkolla dhe cerdhe,me cfare do i zmrapsesh me gocen e Bacit,apo gocen e Xhepit,qe do bejne Cicen Right way.Mendohu dhe vendos ma te miret,dhe mundesisht mbi 40 vjecar mor plako,te jene te rritur dhe jo Biba,Se po na nxirrni duresh.

    1. Soreto says:

      Hahaha Kolit i pelqen xhaxhi Zefi. E para, eshte me dosje. E dyta eshte thjesht nje anglisht foles, se per te shkruar nuk di. E treta, mezi mban breket se eshte mbi 70 vjec. Dhe e fundit, pjerdh shume, ca si shkodran e ca nga mosha.

  11. Ben says:

    What the fuck isi this? Edhe byroja nuk vinte femijet e tyre ne qeveri. Nuk eshte shkolla kryesor ja por experienca.dhe.qualifikimet. Ne jemi ne SHBA dhe duhet te kalosh disa vite experience te njitesh me lart. Ne Shqiperi behen.ministra vetem me shkollat! Mjere Shqiperia dhe Shqiptaret!

    1. Nik says:

      Po pra, sic u be Trampi President me gjithe ato vite eksperience politike. Eksperienca luan rol vertet se duhet te tregosh qe ke bole per ta bere ate pune, por edhe njohjet apo ajo qe amerikanet e tu quajne networking luan rolin e saj. Do shohim sa te zonja jane, lerini te zene nje here postin e te tregojne sa ju vlen lekura para se t’i pergojoni, jo kurva, jo gocat e babit.

  12. Denisi says:

    Thjesht do te mbajne njeri-tjetrin,ashtu siç kane bere te paret e tyre…
    Larg nga Shqiperia!

  13. ?????? says:

    parti familjesh a pika e ka more lumi Shqiperine

  14. loro says:

    Nuk arrij te kuptoj Edin……deri dje si Rexhepi e i biri kundershtare te flakte te ps …sot e bija kandidate per nje post ne qeveri……dhe socialistet rrine e veshtrojne me gisht ne goje….cfare paradoksi.

  15. LWS28 says:

    Dinastia pro-komuniste vazhdon me bekimin e partisë ‘socialiste’ të reformuar

  16. Silo says:

    Qeverine e privatizoi Edi,Bashkine e Tiranes ,Erioni dhe do te bejne si ju do bytha.

  17. Fshatari says:

    Deri tani te gjitha keto jane muhabete pazari dhe thashetheme.
    Lodheni kot me sharje e me lavderime.
    Le te presim pak e pastaj te sulemi si grerezat mbi ngacmuesin e folese se tyre…

  18. Tironci says:

    Qeveri qokash VK. Mjer ky vend do e ky popull perspektiva zaho minister e sigurt .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje