Rrëfimi ndryshe i Ndriçim Xhepës: Qëndrova 3 muaj me shoferët e Laçit për të ngarë Saurrelin te roli i Tomës! Si me ndaluan Akademinë e Arteve për shkak të xhaxhait të dënuar

2 Shtator 2021, 13:51Kulturë TEMA

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa në një rrëfim të veçantë ka treguar fillimin e karrierës së tij në skenën e Teatrit dhe atë të filmit.

Gjatë një interviste në emisionin “Përballë” i transmetuar në “Digitalb”, Ndriçim Xhepa ka zbuluar për herë të parë peripecitë që ka kaluar në jetën e tij kur konkurroi për herë të parë në Akademinë e Arteve dhe se u përjashtua për shkak se xhaxhai i tij ishte i dënuar me 9 vite burgim.

Xhepa tregon dhe ndërhyrjen që bëri nëna e tij, aktorja e mirënjohur Margarita Xhepa për t’i mundësuar të birit që të merrte rrugën e aktrimit.

Ai ka treguar gjithashtu dhe detaje interesante nga roli që ka luajtur në filmin “Flutura në kabinën time”, teksa ka pohuar se ka qëndruar për 3 muaj me radhë me shoferët e Parkut të Kamionëve të Laçit.

Ndriçim Xhepa rrefen se ka qëndruar më ta për ditë të tëra duke i imituar gjestet, mënyrën se si hanin, si silleshin, madje gjatë kësaj kohe ai thekson se ka mësuar të ngasë dhe Saurrelin. “Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës.

Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla”, shprehet Xhepa.

RRËFIMI I NDRIÇIM XHEPËS

FILLIMET E KARRIERES

Nuk kam qenë nga ata studentë që kam marrë vlerësimin maksimal, por kjo ka ardhur në formë graduale.

Në vitin e parë jam vlerësuar në të dy lëndët profesionale me kujtohet me notën 6-të, pastaj në vitin e dytë pata një ngritje prej  2 notash, në 8-ta.  Me mbylljen e fakultetit kamë dal me notat maksimale 10. Më vonë nga role më të vogla kanë ardhur propozime për aktivizime ka regjisor për role më aktive de më potente, më kryesor dhe me ngarkesa emocionale të një niveli dhe standardi tjetër.

FAMILJA DHE PENGESAT

Tradita e familjes së prindërve të mijë, të tim eti dhe ime mëje nuk kanë  lidhje me artin.

Ajo që vjen më pas, im atë dhe ime më, Xhavit Xhepa dhe Margarita Xhepa janë njohur në Teatrin e Estradës të qytetit të Tiranës, ai këngëtar dhe ime më, fillimisht si recituese, anonçuese dhe më pas ka vijuar jetën e saj në Teatrin Kombëtar. Asnjëherë nuk e kam patur mendimin se teksa dëgjoja këtë fëmijë arti, patjetër që fëmija që buron nga njerëz të artit duhet patjetër të dalë i aftë dhe i saktë e me karrierë të gjatë. Tek unë kjo gjë është futur ndoshta nga prezenca e tyre në ambientet e provave, institucioneve në mënyrë inkoshiente në mënyrë krejtësisht të natyrshme gjë e cila nxori kokë diku në vitin e tretë të gjimnazit “Qemal Stafa”, kjo dëshirë për t’u marrë me artin.

Në gjimnazin tonë vinin dy studentë të Akademisë së Arteve, Alqi Boshnjaku dhe Sefer Pema të cilët na kuadër të Teatrit të Shkollës do të vinin në akt dramën “Çuça e maleve”, ata ishin në fazën e kërkimit të aktorëve dhe rastësisht dikush i thotë që në vitin e tretë është dhe djali i filanes.

Erdhën më takuan dhe insistuan që të ingranohesha në këtë grup të teatrit. Në fillim kisha një lloje stepje, por insistuan shumë dhe ma mbushën mendjen.

Kam luajtur në atë shfaqje rolin e banditit Gjet Lleshi dhe më kujtohet në olimpiadën e teatrove që zhvillohej jam vlerësuar me medalje për interpretim të mirë. Po me këtë grup në maturë u vendos në skenë vepra tjetër, “Ajo mbeti në ëndërr”. Aty luaja rolin e një profesori austriak dhe kjo u prit mirë dhe pas këtyre dy eksperiencave ky ishte çasti dhe u kristalizua në kokën time një dëshirë për të vijuar në konkursin e Akademisë së Arteve.

Mbaj mend që materialet për t’u pranuar në Akademi i kam punuar me dy regjisorët që vinin në shkollë sepse u krijua një miqësi me ta. Në momentin që dolën listat shoh që emri im nuk ekzistonte. Ime më ishte në Divjakë të Lushnjës teksa po xhironte filmin “Pylli i Lirisë’. Ajo vjen direkt nga sheshi i xhirimit dhe adresohet në Komitetin Ekzekutiv ku merr një përgjigje realisht negative dhe pas kësaj adresoi ankesën e saj në komitetin e partisë ku në atë vit ishte sekretar i parë Manush Myfiu, atëherë dhe anëtar i Byrosë Politike.

Xhaxhai im ishte dënuar me 9 vite burg për agjitacion dhe propagandë. Ky njeri që drejtonte në atë kohë ishte i qartë për personin dhe arsyet e dënimit të tij. Ai brenda një arsye njerzilliku apo arsyeje arriti të shprehet se nuk është e nevojshme të përgjigjet nipi për gabimet e xhaxhait të vet.

Pas kësaj mu hap rruga për të shkuar dhe për ët konkurruar ditën e fundit kur mbyllej konkursi dhe kam kryer më pas Akademinë e Arteve në vitet 1976 -1979.

Pas mbarimit të Akademisë së Arteve emërohem në Teatrin Kombëtar. Viti i stazhit jam bërë pjesë e në një rol tek “Tragjedia e Deas” të shkrimtarit Kiço Blushi dhe pak ditë pas emërimit në Teatër kam ikur me xhirime në fshatrat e Vlorës për xhirimin e filmit “Këshilltarët”. Rolet e mia në teatër dhe në filëm kanë qenë të pranueshme, jo kryerole, kam qenë prezent në shumë shfaqeje, por në pozicionin fare modest të figurantit.  Në të dy skenat si në teatër dhe në film nuk mund të them se nuk jam favorizuar, por s’kam pas kolpon e menjëhershme të një roli kryesor të aktivizimit me regjisor të planit të parë siç kanë pas fatin kolegë të tjerë më të rinj se unë, apo më të pjekur se unë në moshë.

Në vitin ‘81 në vazhdim të këtyre aktivizimeve modeste që sapo thash, aktivizohem në dy role episodike, i pari në filmin “Thesari” të regjisorit Muharrem Fejzo dhe më pas në një rol po episodil të “Filmi njeriu i mirë”, të regjisorëve, Ibraim Muçaj dhe Kristaq Mitro.

Roli im i parë si protagonist ka ardhur te unë fare rastësisht. Pas dy javësh xhirime Çashku vendos të ndryshojë rolin kryesor, më lë takim që të takoheshim në darke dhe të më shpjegonte rolin që të xhironim që të nesërmen në episodin e parë. Isha i befasuar, i hutuar dhe i kënaqur, deri pasdite e kam lexuar skenarin dy herë. Takuam pasdite dhe pas u vendosen të gjitha, grimi, kostumet dhe pasi gjatë natës kam lexuar dhe për herë të tretë skenarin, direkt futem të nesërmen në xhirim.

ROLI ME I VEÇANTE

Padyshim filmi Flutura në kabinën time është një film që i rezistoi kohës sepse merret me thelbin e njeriut.

Toma është një nga personazhet më të dashura të miat.

Është I dashur për mua, por besoj se është bërë një personazh simpatik dhe I këndshëm për publikun. Nuk ka fat më të madh për një aktor kur i vjen një personazh në të cilin është I dëshiruar dhe dyjëzuar të luaj botën shpirtërore të tijën.

Ky dualitet  është punuar në biseda të vazhdueshme me regjisorin Vladimir Prifti, detaje më detaje duke i dhënë ngjyrë çdo fraze, çdo gjesti, duke iu referuar dhe përvojave njerëzore të karaktereve të ngjashme për ta bërë sa më bindëse dhe sa më të vërtetë.

Për të qenë i sinqertë këto role nuk realizohen dot vetëm dhe ngjizja interpretative me partneren time Luiza Xhuvani dhe ajo për mendimin tim ka patur një nga rolet më të mira të karrierës së saj.

Për tre muaj para se të fillonin xhirimet me dy shoferët e pakut të Laçit që ishin dhe shoferët e makinës më është dashur të trajnohem, të merrem me ta, të rri gjithë kohën me ta, të ha të pi me ata gjithë ditën e ditës. Duke parë çdo gjest, hipje dhe zbritje në makinë. Mënyrën se si merreshin me levat e makinës, me timonin, me kthesën, me mënyrën e të ndejturit po themi në mënyrë “pis, i pa kujdesur” në veshje. Në mënyrën se si e pinë cigaren, si e hanë bukën, qoftë dhe ato duart gjysmë të ndotura, janë shumë detaje të tilla.

Për të arritur dhe për ta asimiluar për të mësuar realisht makinën. Në shumë episode dhe plane më është dashur që vetë Toma ta ngasë makinën. Nuk mund të gënjehet në film kur një makinë si të thuash në anën teknike, një plan të pandërprerë vjen me gjithë një kamion, vjen stopon dhe del nga kabina.

Dhe të duash të gënjesh, s’e bën dot! Pra në film Tomës këtij personazhi i duhej patjetër kjo llojë marrëdhënie me objektin kryesor me Saurrelin.

Kam bindjen që të ngelurit në memorien e shikuesit të një fraze apo të një fjale të një gjesti të hedhur, ngelet si pasojë kur dramaturgjikisht situata është e vërtetët dhe se saktë. Në momentin që krijohet ky trinom, dramaturgjik-regji-aktim, gjithmonë mbi boshtin e të vërtetës ka arsyen e plotë dhe logjikshme që fraza të mbetet në një kohë të gjatë në mendjen dhe kujtesën e spektatorit.

33 komente në “Rrëfimi ndryshe i Ndriçim Xhepës: Qëndrova 3 muaj me shoferët e Laçit për të ngarë Saurrelin te roli i Tomës! Si me ndaluan Akademinë e Arteve për shkak të xhaxhait të dënuar”

  1. Shqiptar si ju says:

    Pasi hengre e pive me të tëmë në kohën e enverit ku ishe një nga të përkëdhelurit e kinematografisë tani nuk të dalin leket se stë pjerdh njeri do të bëhesh i presekutuar se mbase fiton ndonjë lek si dëm shpëeblim shtërngo bythën e puno që ta dish si del leku parazit e djal mamaje

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      @Shqiptar si ju
      .
      Ti nuk je shqiptar si ne
      as si unë, as si Ndriçimi
      meqë hije bën mbi dhe
      je shqiptar si ky i imi.
      .
      Çimin e kam njof nga afër
      jo si ti, thjesht nga ekrani
      çun pa pordhë e zemër pastër
      jo bërsi, por ballë kazani.

      1. Mal Cori says:

        Shumë të vërteta, por xhaxhanë pse e fut?
        Dhe në përfundim tregon se po mos të kishte miq, në Byronë Politike, nuk do të ishte bërë aktor.
        Po sa e sa që nuk kishin miq?
        Pse xhanëm e djegin me persekutimin dhe përndjekjen, kur në të vërtetë ke qenë I përkëdhelur?
        Më mirë mburru. Thuaj e meritoja, sesa ngjall mëshirë. Dhe në fakt e meriton.

        1. IB says:

          Pse mik ? Komunistat kane ditur edhe ti japin nje rruge talenteve.

    2. durrsak 24 karat says:

      Ti nuk je shqiptar si ne! Je kokrra e maskarait qe fyn njerezit. Çim Xhepa nuk thote se osht i persekutum. Nuk merret me politikë, o trap! Xhepa-t jane krenari e artit shqiptar.

      1. shqiptar si ju says:

        qe do jesh trap se vë në diskutim o durrsak 24 prej tirone bën mirë të lexosh mirë intervistën e xhepës pastaj të komentosh të tjerët shum fëmijë të tjerë ishin dhe më të mirë për tu bërë artistë por ja që një rekomandim në shkollë dhe ditën tjetër u bë artist munet të ishte dhe fëmia jot por se rekomandoj njeri sepse se kishte baban këngëtar apo nënën aktore me emër por kishte një puk si ty që shqetësohet për çimin pse i shkruajnë që mos bëjë të presekutuarin se kërkon të rrëmbejë nga gjth anët sa të mundë nuk ja vlen të të shkruaj më zgjou mos fli gjumë api sytë e shiko rreth teje çfar bëht

    3. Shqiptare si ty ,

      Komenti jot nuk i flet aspak Realitetit te asaj se kush ishte dhe eshte Artisti Ndricim Xhepa aspak .
      Sot ,ne kte mori zhvillimesh Elektronike ,interneti e Lajthitjetje Njerezore ,
      nuk eshte e veshtrire te tregosh ate qe je ,
      para gjithe Opinionit ,si po e tregon dhe ti .
      Nji reklame ,qe s’i vlen askujt nga ne qytetaret qe i njohim Realitetet ashtusi ato jane .
      Dukesh qe je nji funderine njeri nga menyra se si shkruan ,pa asnji pik rrespekti
      per Nenen e Cimit ate Artiste te Madhe te ktij Kombi e me gjere edhe per vet Cimin .
      Secili ne ate epoke Hante buken e tij ,ne Shtepine e tij ,ne baze te punes se tij
      si haje edhe ti etj si ty , aty ku jetoje ,ne qytet apo katund ,apo ne noj biruce .
      Sekush eshte pastaj si Artist Ndricim Xhepa , nuk ngeli ti bejne vleresimin ktu ne kto medie
      e aspak njerez te kategorise tende ,qe te mungon mesa duket gjithcka shqiptare ,
      jovetem njohja ,rrepsketi ,e kultura ne komunikim .
      Ku e shikon bytha jote ,se po kerkoka noj demShpeblim Cimi o te dhjesfha trut ?
      Nqs njeriu tregon dicka ,nji episod jete nga e kaluara e tij ,
      kemi te bejme thjeshte me nji tregim ,nji emocion i asaj kohe , qe shume nga ne i kane jetuar
      ne nje menyre ose tjetren dhe jo t’i ngacmoje psikopateve si ty fantazine ,(se do demshperblim )
      idiot.
      Njerez te marre fund qe vec ligesise qe qisni nga vrymat e kokes ,
      nuk dini tjeter ne jete ,prandaj jeni shndruar ne kafshe .
      Oj ,dikushi tregon ,shkruan dicka ,tjetri terbohet i merr kooka er !

    4. Ari says:

      Ke folur kot, zoteri!

    5. loni says:

      i ke kthyer nje pergjigje perfekte,tani del e shan per te fituar perseri qyl,vdiq enveri ska me qyl,tani shko e lepi bythen e saliut edit lulit ilirit ndryshe nuk fiton gje,bertit e pellcit sa te duash o ndricim leshi.

    6. Theatre and Drama says:

      e verteta eshte qe,atehere keta aktoret,regjizoret,artistet kane bere kokrren e qefit,madje ky nuk denjonte as te pranonte dashurine e paster te Eva Alikaj sepse nuk e linte e ema Margarita
      disa si puna e ketij,qe e mbain veten si aktore te medhenj,nuk arriten te canin dot ne skenat europiane me pas,e vetmja kohe qe e kujtojne me nostalgji eshte vitet 80 kur benin palle me fondet e shtetit

      1. Fier says:

        Theater and Drama ,
        osre Grekofone i qelbur ,
        i ke syt ne balle ti dhe di te lexosh shqip ?
        Kush eshte tema e shkrimit ktu ,(nji shkrim kujtese e viteeve te rinise Artistit )
        dhe bytha jote kercen ne dicka tjeter ,qe s’ka lidhje fare me Shkrimin e Artistit Ndricim Xhepa.

        C’hyn ktu tema e asaj se ke ka dashur Eva Liken etj bla bla bla ,o llapaqen i ndyre ?!
        C’far teme perben sot ,ajo se si jetonin ne ate epoke Artistet etj etj ,kur dihet tashme qe kudo ne Bote
        Artistet jane Pjesa e Privilegjuar dhe e rrespektuar e shoqerise .

        Pastaj cfar derdellit ,jo te canin ne Bote ,ne skenat Europiane o Nastradini i dal nga vryma e Janullaror ?
        Di ti se cdo te thote Teater ne Europe se si funxionojne gjerat ne Europe ne ate Zhaner i cili eshte shume problematik
        edhe per vet Aktoret vendas qe ngelen pa pune vite te tera per X arsye qe ti s’mundet ti kuptoshe kurr ?
        Po perse mor bythe Greku kujton bytha jote se Greqia eshte Europa ?
        Yyyyyyyyt funderina ,qe nuk beheni dpt kurr njerez .
        Ishte e jetoj Eva Lika ne Austri dhe provoj gjithcka si Aktore shkelqyr qe ishte ne Shqiperi ,dhe nqs do te mesosh dicka se c’eshte Teatri Europian
        drejtoju Eves te te sqaroj injorante .
        Kaperceni si majmune nga jera deg ne tjetren pa rrespektuar aspak temen ne fjale ,idiote .

  2. disident silikoni says:

    kur ankohet dhe ky “djali i mamase” qe paska ngrene e pire me shoferet e Lacit…..mos ngelte pervers ne Shqiperi pa u ankuar per periudhen e Enverit. qe ky Ndriqimi vecse palle ka bere
    .
    Habitem me gezeten Tema e dashkalocizuar qe i jep vend ketyre disidenteve te Xhepajve

    shame shame shame

    1. durrsak 24 karat says:

      Mos ia fut si kau peles, o “disident silikomni”. Ndricim xhepa nuk ankohet, por thot se per filmin ka ndnjeur 3 muj me shoferet.

      1. disident silikoni says:

        ankesa e tij se nuk i dhane Akademine e Arteve se kishte xhaxhane te denuar eshte edhe per te qeshur edhe shkakton te vjella..dhe pastaj kamunistat ja dhane..se kishte Maron me biografi te mire
        .
        Me thene te drejten rolin e shoferit me Luiza Xhuvanin e ka qare ishte yll kinemaje por ju lutem mos e perdhosni ose mos e perdhosni duke i dhene ngjyra disidenti se Vetem iliri djali enverit nuk doli i persekutuar
        .

    2. Tropojani says:

      disident ti je analfabet funksional daku!
      e lexon dhe nuk kupton permbajtjen.
      me mire lexo ndonej liber para se te komentosh! palle!

  3. Eh mor Cim ,
    Artiste ne Film artiste ne jete ne shoqeri e miqesi .
    Ishit vertete te rralle .
    Artiste ne shpirt dhe pamje .
    Ju u dashuruat me pasionin e Aktorit jo parane si bejne kta sot .
    Sot ai buxhet qe dikur shteti ja akordonte Artit ,Filmit Teatrit ja jep Sekteve fetare ne Shqiperi ,
    nderkohe qe ai pasion per te qen nji Artist i vertet dhe punosh ne detaje per Rolin qe te jepet ,
    nuk njihet me .
    Ishte brez tjeter ai juaji ,i rritur me te tjera ndjenja dhe pasione per Artin dhe Profesionin e Artistit ,
    ku vleresimet ishin duartrokitjet dhe simpatia e spektatorit e shoqerise shqiptare ,jo paraja qe kerkohet sot
    per cfaqje e role aktrimi banale ,aspak te krahasueshem me Nivelin tujaj dikur ,qe ishte
    pa e tepruar i nji Niveli Nderkomebtare .
    Ben mire qw shkruan Cimi , jovetem per brezat qe jetuan ate Art e Film te asaj epoke ,
    porse na zbukuron sasdopak kte atmosfere te zymt qe jetojme dhe na salton ne ato vite te bukura
    te Artit Shqiptare ,te Filmit te famshem Shqiptare .
    Eshte bukur te kujtojme ato caste te bukura ne jete ,te lehtesojne e zbukurojne diten ,
    na ben nostalgjike dhe ben qe kujtimet te xhirohen para nesh si ne nji Film dhe kjo eshte
    dicka e mrekullueshme per te gjithe .
    na bere sentimental me kte tregime modest , ashtu si ke qen dhe je ti vet i nderuar Artist .
    Rrofsh Cimi dhe shume kenaqsi ne jete .Flm qe thyeve monotonine qe na ka kapluar nga kjo jete
    dhe na zbukurove diten me kto kujtime .
    Jeni ai brez Artistesh qe beri epoke i paktrahasueshem i paharrueshem ,Unik .

  4. Pilo Lala says:

    Aktori me i mire i gjenerates se re ne Kinostudio.
    Mbas brezit te tij, nuk dolen me aktor…, me falni doli njeri qe bertet tek sheshi, rrofte Sali Berisha, pse po na prishni Teatrin..

  5. shoferi says:

    une per tre muj mora patenten e naftes ti per tre muj paske mesuar zakonet e shoferve te Lacit ,shoferet me qelbesira te Shqiperise dhe komplet maloke qe perpak na hidhnin ne gremine nga menyra si i drejtonin makinat.Tani na del dhe i persekutuar kur ti ishe benjamini i kinematografise shqiptare megjithese nje aktor i nivelit nen mesatar

  6. Dashamiri says:

    Ti je burre i mire dhe artist shume i mire,ceshtja e persekutimit,eshte e tepert nga ana jote,mbasi respekti per punen dhe familjen tende,vazhdimisht ka qene i duhuri per kohen.Respekt

  7. Kosovari says:

    Ore dini te lexoni ju? Ku po ankohet? Thjesht po tregon nje te vertet.

    Eshte aktor qe na ka falur shume emocione dhe njeri shume i nderuar. Eshte turp qe nuk akordohet nje fonde i vecante per te mbajt te aktivizuar keta njerez qe jane thesar ne kembe. Vetem kur vdesim kujtohemi per ta.

  8. Sandri says:

    Boll me qurravitje.
    Ndricim Xhepa ishte i perkedhelur i sistemit. Punonjes (aktor i Kinostudios Shqiperia e Re) i sektorit ideologjik sio dhe e ema ne Teatrin Popullor.
    Mos harroni ne artet (si pjese e ideologjise) jo kushdo mund te debutonte.
    Behumi pak me serioze se sot nuk fiton dot gje nga “biografia e mire”

  9. Katnari says:

    Aktor i diteve tona eshte kafsha nderi kombit Sal Berisha qe luan prej 50 vjeter serialin me te ndiekur : Krimineli Patriot .Shikim te kendeshem serise se fundit

  10. Loni says:

    Hala me biografine, djale pa integritet (bythe)!

    Loni

  11. samiu says:

    Cimi je dhender i Rexhep Kollit nene e babe i kishe aktor dhe ti do me dale i persekutuar….

  12. Hajde says:

    Te jem i sinqerte lexova vetem fillimin e shkrimit
    te pjesa ku Ndriçimi fliste per TRAINIMIN me dy shoferat e mbylla leximin.
    Dua te them vetem kaq, per ata qe e kane pare filmin, mjafton te kujtojne reagimin e SHOFERIT kur mesuesja hidhet nga makina. E keni pare sesi manovron me timonin Aktori, sikur te ishte me 100 km ne ore, kurse ata qe jane shofere te asaj kohe e dine fare mire se ne ato Rruge e kushte SAURRELI i Ndriçimit ecte e shumta 10 -20 km ne ore. Dhe do mjaftonte nje frenim i thjeshte pa levizur fare timonin dhe SAURRELI me dru per dy metra ndalonte.

    1. Cim mreti says:

      O Hajde, o na rrufsh trapin. Ke ngar naiher saurrel ti duke xhirur film?

      O shqiptar si ju, o fuck all, ta ka plas mire ai aty ku t`thot qe e ke njof neper role. Cim Xhepa flori cun, me zonje nan. Ti ngjan si bir kurve.

    2. Miri says:

      Po eshte film ore idiot,nuk eshte dokumentar.

  13. shqiptar si ju says:

    ore gopisti i nshrakut me shkrimin e turpshëm tregon që sje më shqiptar por një plerë që do të kesh përfituar si ai i përkëdheluri yt e që pret të këthehet babaj nga puna që ti japë 50 lek për të pirë ndonjë kafe turke se dhe ai në emër të nënës së vet bëri emër se shqipëria kishte të tjerë bij nënash që mud ta bënin e më mirë atë punë por mos ju lëpij shum se do biesh erë të keqe e ai stë ndihmon dot

  14. un s’e kuptoj dot kte tru shqiptari
    i kan syt ne balle apo jo .
    Tjetri tregon nji dicka nga a kaluara dhe s’i ankohet kujt
    per asgje .
    tani na nxefet dikush dhe e perkthen Shkrimin si ja do atij trapi !
    o trap , lexoje edhe njiher e ulu posht .
    kerkojn kudo me bo sherr te cmendurit lol .

  15. shqiptar si ju says:

    qe do jesh trap se vë në diskutim o durrsak 24 prej tirone bën mirë të lexosh mirë intervistën e xhepës pastaj të komentosh të tjerët shum fëmijë të tjerë ishin dhe më të mirë për tu bërë artistë por ja që një rekomandim në shkollë dhe ditën tjetër u bë artist munet të ishte dhe fëmia jot por se rekomandoj njeri sepse se kishte baban këngëtar apo nënën aktore me emër por kishte një puk si ty që shqetësohet për çimin pse i shkruajnë që mos bëjë të presekutuarin se kërkon të rrëmbejë nga gjth anët sa të mundë nuk ja vlen të të shkruaj më zgjou mos fli gjumë api sytë e shiko rreth teje çfar bëht

  16. Iso says:

    “Gopisti i nesharakut” plotesisht i sakte vleresimi juaj jo vetem per artistin e madh Ndricim Xhepa por edhe njeriun me plote gojen:Rob Zoti.I uroj cdo te mire ne jete!

  17. Hajde says:

    Per çim mbretin,
    Po spo ta shan njeri o plak.
    Per Miri.
    Me fal po duket qe qeke K-R fare.
    Çim Xhepa tha qe beri tre muj “trainim ” me shoferet e laçit per ta bere rolin taman. Une e shikoj si dobesi ate skenen qe citova me siper.

  18. IB says:

    Teatri ne shkolle, muzika ne shkolle, cdo gje ne shkolle e kudo jane projektet e shkelqyera ne France. Pare pa mbarim, milona per edukimin. Ku eshte sot ministria e arsimit dhe e kultures ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje