Gjobë dhe dënim 5 vjet: Hyri në fushë për një foto me Depay-n, në Holandë nuk tregojnë mëshirë për tifozin 13-vjeçar

7 Shtator 2021, 19:29Sport TEMA

Një tifoz 13-vjeçar hyri në fushë në takimin mes Holandës dhe Malit të Zi për kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022. Djaloshi i quajtur Amin, kërceu mbi kangjellat në minutën e 89′ dhe vrapoi për një foto me Depay-n.

Megjithatë gjërat nuk kanë shkuar mirë për tifozin, sepse krerët e Federatës i kanë dhënë një dënim 5-vjeçar për të mos hyrë në stadiumet në Holandë dhe një gjobë prej 300 £.

Sidoqoftë, kjo shumë u ul në 86 £ pasi u mor parasysh mosha e Amin.Si rezultat, prindërit e Amin u kontaktuan nga Federata e Futbollit për të deklaruar se ai do të ndalohej të shkelte në stadium për 5 vjet.

 

This young fan got a selfie with Memphis Depay ?? pic.twitter.com/J2fO6AMzH4

— ESPN FC (@ESPNFC) September 5, 2021

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje