Ish-presidenti i Amerikës, Donald Tramp, do të komentojë bashkë djalin e tij takimin mes ish-mbretit të peshave të rënda dhe yllit të UFC-së, që do të zhvillohet të shtunën në Florida, në përvjetorin e 20-të të sulmit ndaj Kullave Binjake.
Nevoja për të qenë në qendër të vëmendjes tani që nuk është më njeriu më i fuqishëm në botë, por edhe lidhja e fortë me ringun, siç tregon e kaluara e tij në “World Wrestling Entertainment”, kanë bërë që Tramp të mos mendohet dy herë. Pasi humbi zgjedhjet për Shtëpinë e Bardhë ndaj Xho Bajden, Tramp do të kthehet në ekranet e Amerikës si komentator për ndeshjen mes Evander Holifild dhe Vitor Belfort.
Kjo ndeshje do të transmetohet në streaming nga “Fite Tv”, me pagesë, me çmimin e 49,99 dollarëve. Telespektatorët do të kenë mundësinë ta ndjekin eventin në kronikën e ish-presidentit. Tramp do të ketë në krah djalin e tij, Donald Junior. Takimi do të zhvillohet në Hard Rock Hotel&Casino të Hollivudit, në Florida, dhe premton një kronikë pa filtra.
Holifild, 58 vjeç, ish-kampion i peshave të rënda dhe i tërhequr në vitin 2011, ka marrë vendin e Oskar De La Hojas, që ka rezultuar pozitiv me Covid. Boksieri duhej të kthehej në ring në maj kundër Majk Tajsonit, por palët nuk arritën një akord ekonomik dhe ndeshja u anulua. Belfort, 44 vjeç, është një ish-kampion i UFC-së.
“Mezi po pres të ndaj me ju opinionin tim, – ka thënë Donald Tramp. – I adhuroj boksierët dhe ndeshjet e mëdha. Mos mungoni”.
nuk e kuptoj si i besojne nje psikopati narcisist si ky , aq me teper per kreun e shtetit gjithe ata miliona amerikane….