U larguan nga Kuvendi, kryetari i grupit parlamentar të PD: Rregullorja u shkel me të dyja këmbët

13 Shtator 2021, 18:37Politika TEMA

“Sot duhej të ishte një seancë rutinë, normale e kuvendit, ku secila prej forcave politike duhej të zinte vendin e vet në komisionet parlamentare për të bërë detyrën e vet në këtë Kuvend. Për fat të keq, që në seancën e parë me të dyja këmbët u shkel rregullorja”.

Kështu u shpreh Alfred Rushaj, kryetari i grupit parlamentar të PD, pasi opozita braktisi seancën e kësaj të hëne në Kuvend.

Më tej, ai theksoi se u shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës së Kuvend. Kjo është e papranueshme, theksoi ai.

“Dhe u shkel për çfarë? U shkel rregullorja për të zvogëluar hapësirën e përfaqësimit të opozitës së Kuvend. Kjo është e papranueshme, kjo është diçka që nuk duhet ta bëjë askush.

Prandaj i bëjmë thirrje së pari kryetares së Kuvendit, së dyti grupit parlamentar të Partisë Socialiste që të zbatojnë rregulloren. Nuk mundet që në asnjë mënyrë të zvogëlojnë hapësirën e përfaqësimit të opozitës në Kuvend. Nuk mundet dhe nuk do ta bëjnë që të zvogëlojnë zërin e opozitës në Komisionet Parlamentare.

Detyra jonë është të marrim pjesë atje, të ngremë zërin e qytetarëve dhe të bëjmë opozitën. Ne do të ndjekim çdo rregullore, por ajo çfarë unë jam sot këtu për të thënë, është që Partia Socialiste nuk mundet dhe nuk do ta lejojmë që në mënyrë të hapur të shkel rregulloren.

Nuk kemi pasur komunikim me LSI, pranuam kërkesën e LSI që ata të mund të marrin kohë në këtë seancë që dhe ata të zënë vendin e tyre. Kjo ishte kërkesa jonë që u refuzua nga Partia Socialiste”, tha Rushaj.

2 komente në “U larguan nga Kuvendi, kryetari i grupit parlamentar të PD: Rregullorja u shkel me të dyja këmbët”

  1. A mundesh ta pergenjeshtroshe? says:

    O zoti Rushaj ! PO perse i duhet koha LSI-se, asaj i duhen tre deputet te formoje grupin; ju jeni zemeruar me te, tani i thoni do kohe! Kohe ka plot deri ne vdekje po asaj i duhen deputet, ju ja dhate Shpetim Idrizit qe gjoja te jete i ndare nga Vangjel Dulja! Ako me keta veprime feminore qe s’shkojne as per tu pshurrur ne halé? PO keni mendjen te vazhdoni si keni bere, e moret pafidhen pas koke dhe do ngeli me gisht ne goje apo dhe ne b… Ju keni mbaruar me kohe!

  2. Nje mergimtar says:

    Komenti i ketij Rushit bie ne kundershtim me ato qe thote kryetari PD-s.Mashtrimi eshte profesjon i veshtire per persona si Rushi a si Basha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje