Lapsi.al mëson të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Lezhë, ku u ekzekutua oficeri i policisë, Saimir Hoxha. Gjithcka nisi paraditen e sotme, kur Hoxha bashkë me kolegët e tij po krehnin një zonë ku dyshohej për kultivim kanabisi. Gjatë patrullimit, pikasën një automjet ku udhëtonin tre persona. I bënë shenjë për të ndaluar.
Makina ndaloi fillimisht dhe shoferi me pasagjerin e ulur në vendin e parë zbritën. Shoferi mësohet se ishte një i ri me profesion mësues. Ndërkohë oficeri Saimir Hoxha iu afrua makinës për të parë pse nuk po dilte personi tjetër që ishte ulur në sediljen e pasme, Aldi Rama. Në këtë moment 21-vjeçari qëllon me armën e tij në drejtim të oficerit.
Sic mëson Lapsi.al, Aldi Rama, ishte aktualisht me masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi ishte kapur nga policia kohë më parë për armëmbajtje të armëve të ftohta. Gjykata i kishte ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Kohë më parë ai kishte vuajtur dënimin për përfshirje në trafikun e drogës. Sapo është qëlluar oficeri Saimir Hoxha, Aldi Rama mori makinën dhe nisi të largohej. Dy oficerët e tjerë që ishin aty kanë hapur zjarr ndaj tij disa herë. Shenjat e të shtënave kanë ngelur edhe në automjetin e tij.
Por 21-vjecari i shpëtoi plumbave. Pas disa orësh rrethimi, i riu u vetëplagos me armën e tij. Në gjendje të rënë u transportua në spitalin e Traumës në kryeqytet.
Kure policija duhet të qelloje në shej nuke qellone kurre kurse ai hajvani qe vrave Klodjane Rashen ka qelluare në shenje.. që nuke ishte dashte ta vriste.. ngushlime Familjes se policit por eshte per tu trishtue se si nje 21 vjeçe shkatrrone jeten e vet dhe të nje tjetri.. kue nuke ka shpres ku nuk ka as nje lloje prespektive keto gjera ndollin… Jemi në shekullin 21 dhe akoma policija e Jones nuk ka antipluma veshure
Kriminel lëreni ashtu të vdesë si qen me mire. Vrau babain e dy fëmijëve, ngushëllime families.