Policia e Shkodrës po heton rrëzimin e avionit në Vermosh duke ngritur akuzën e “Cenimit të hapësirës ajrore” dhe “Kalimit të paligjshëm të kufirit”, por pa emra konkretë.
Burime pranë grupit hetimor thanë se një nga dyshimet kryesore të grupit hetimor është përdorimi i këtij mjeti fluturues për trafik të narkotikëve.
Rrëzimi avionit pa asnjë shenjë dalluese dhe pa asnjë dokument në bord dyshohet të ketë ardhur për shkak të një avarie të krijuar. Grupi hetimor ka marrë një sërë dëshmish të banorëve të zonës të cilët kanë treguar se disa çanta janë marrë nga avioni me anë të makinës tip fuoristradë ngjyrë e bardhë.
Për shkaqet e rrëzimit do të ketë edhe një akt ekspertimi teknik, ndërsa veprimet e tjera do të kryhen nga Prokuroria. Kjo e fundit po pret rezultatet e verifikimeve që po kryhen nga Kosova dhe Mali i Zi për të zbuluar itinerarin që ka ndjekur avioni.
Shoferi i tij dhe pasagjeri dyshohet të jenë futur në territorin malazez në mënyrë ilegale. Dyshimet për trafik narkotikësh dhe veprimtari të paligjshme shtohen për shkak se vetëm pak minuta nga rrëzimi, në vendin e ngjarjes ka mbërritur një tjetër shtetas me makinë.
Ata nuk kanë lejuar banorët e zonës të afrohen edhe kur u është ofruar ndihmë.
cenoi hapesiren ajrore ? pse nuk ngritet ndonje nga ata dronat loder qe ju fali usa ta kapnit,po radari 30milion$ qe u ble nga Lockheed Martin ne usa funksionon apo e keni lene per skrap .Shtet i kalbur
Po ndonje polic nuk kishte.?
Ishte nje kohe kur nuk hynte as miza… Natyrisht, diktature.
Por ne nje shtet normal kur rrezohet nje avion behet alarm dhe ne pak minuta arrijne police, banore, zjarrfikes, etj.
me te vertete po e theni kete qe shkeli hapsiren tone,po ne na ruan natoja,hapsiren tone e ruan greku dhe italia,qysh hyri ky avjon,po te ishte ndonje avjon serb bombardues dh ete fillonte te bombardonte qytetet shqiptare kush mbban pergjegjesi ketu?apo do te denonin serbim me saksione,keshtu eshte kur shkaterruam ushtrine tone te lavdishme,askush ne kohen e xhaxhit nuk gucoi te shkelte kufirin shqiptare se i dini pasojat,ku je mo sali berishe qe na le pa breke dhe tani kushdon na fute rrocken pa asnje penges,ke gje per te na thene o sali efendi,po ju perkrahesit e sali serbit keni gje per te thene per shkaterrimin total te shqiperise,apo vazhdo skeci solli demokracine po na la pa breke ne byth,shani dhe merruni me komunizmin ju te sotmit,dhe shiteni kete vend dhe ne fund na i shisni si fitore te pluharizmit,do zoti nuk i shkrepet ndonje serbi nacionalist dhe merre ndonje avjon bombardues dhe i hyn shqiperise ta bombardoje se na mori lumi,ku je mor enver se ti ja tregoje ketyre plerave qe shkelin kufinjte tane te shqiperise pa i hyre gjemb ne kemb,ti sali maloku duhet te jesh krenar qe e le kete vend pa breke.
Shtet koti , ushtri inekzistente , police barkderr . Serbia e kishte mire kur thoshte se na pushton vetem me shoqaten e gjuetareve.