Audienca e Tetorit! Top Channel 5 herë më shumë se TV Klan sipas klikimeve në Youtube

1 Nëntor 2021, 17:00Politika TEMA

Top Channel për muajin tetor ka arritur një audiencë të frikshme duke thyer kështu rekordin e vetes së saj me klikimet në kanalin zyrtar në Youtube.

–Sipas statistikave në muajin Tetor ka pasur plot 232 milionë klikime në kanalin e Youtube.

Një rekord historik për mediat shqip-folëse, duke arritur shifrat më të larta se çdo media tjetër vizive në Shqipëri. Siç e shikoni dhe nga grafikët e mëposhtëm, duket qartë rritja e fortë e shikueshmërisë së Top Channel, falë programeve të shumëllojshme që prezanton për publikun.

Kanali Youtube është kanali i vërtetë matës dhe jo i manipulueshëm duke nxjerrë në pah me statistika audiencën e mediave vizive.

Në Shqipëri pas TopChannel i cili mban kupën e kampionit për klikime, vjen televizioni Klan i cili në muajn tetor ka patur një rënie në numrin e klikimeve. Por krahasuar me televizion TopChannel sipas statistikave është shumë larg.

Televizioni Klan në muajin Tetor ka patur gjithsej 42.71 milion klikime ndërsa Top Channel ka 5 fish më shumë duke kapur shifrën 232.215 milion klikime.

Statistikat televizioni Klan për muajin Tetor 42.71 milion klikime

-Statistikat televizioni TopChannel për muajin Tetor 232.215 milion klikime

Kujtojmë se sezonin e kaluar Top Channel arriti 1.5 miliardë shikime në Youtube ndërsa ndjekësi më i afërt Tv Klan vetëm 600 milionë. Nga një llogaritje e thjeshtë duhen edhe 3 telivizione si Klan që të arrijnë shikueshmërinë e TopChannel.

Programet e shumta dhe argëtuese i ka bërë shqiptarët brenda dhe jashtë vendit që ta ndjekin TopChannel. Puna e madhe e këtij suksesi historik është informimi i gjithanshëm, debatet politike, programet për çdo moshë dhe shtresë shoqërore, dhe padyshim spektaklet.

Humori dhe reality show më të famshëm në Shqipëri si “Big Brother dhe “Përputhen” të cilët kanë krijuar një zhurmë të madhe që mban pranë familjet shqiptare për ti shikuar. Jo vetëm, të gjitha programacionet që mbajnë publikun që ta mbajnë pultin vetëm tek TopChannel./Gazeta Shqip

 

6 komente në “Audienca e Tetorit! Top Channel 5 herë më shumë se TV Klan sipas klikimeve në Youtube”

  1. kokobongo says:

    Vet lori hoxha e ka shkrujt ket artikullin? kanali youtube eshte kanali i vertet mates dhe i pa manipulueshem

  2. Ermali says:

    Shikuesi televiziv nuk eshte domozdoshmerisht perdorues i internetit.
    Tch mund te kete klikime por perdoruesit e youtube nuk perfaqesojne gjithe audiencen televizive.Mos genjeni kaq trashe.

  3. ermali says:

    Klikuesit e youtube nuk perfaqesojne gjithe audiencen televizive.Mos genjeni kaq trashe.

  4. redaktori says:

    Aresyeja eshte e thjeshte : Sepse TV Klan me ne krye Frangaj malokun, jane me koken rrasur 5 here me thelle tek prapanica e qeverise.

  5. rexha 10 says:

    Hiqeni programet e shout ,qe nuke bejne gje tjeter ,vecse largojne mendjen e njerzeve nga jeta reale qe eshte ,dhe bjeruni ne koke politikes gllaberuse te hajduteve te qeverise ,dhe mbeshteteni me shume jeten reale te popullit ,sepse edhe sote qe flasim po ne zonat e thella te SHqiperise ka familje qe nuke ka shkolla per femijet. Lere pastaje per te folur per shendetin e tyre ,QE MUNGOJNE DRITAT ,QENDERAT SHENDETESORE ,,.Ky qe do ta bente falas sherbimin shendetesore .Shkoni ne zonen e deputetit te Balles preje Librazhdi,DHE DO TE SHIHENI NJE TMERRE TE JETES SE NJERZEVE TE ASAJE ZONE.
    Keshtu topi do te mbetet nje informatore me audience me te madhe televizive.Politika ekzistone vetem neper qytete ,ndersa ne zonat rurale ,apo periferi te tyre do te shikoni llumin e ketyre njerzeve te politikes ku do te shoqerohet edhe me eren e mbetjeve te mbeturinave qe grumbullohen nga qyteti. Pastaje kerkone me hyre ne europe ,me skandalet familijare te shkaketuare nga hajdutet e politikes. Te dhembe shpirti kure i shehe se si jane katandisur fshaterat e shqiperise .KRAHASOJENI ME GJIRIN E LALEZIT

  6. Noc rroku says:

    Kur ishte gjalle ai qe kishte topin ne pronesi po,por tani eshte lajm koti.Nuk keni asnje program qe mund te shikohet.Tv i falimentuar .Asnje kokerr leku nuk duhet paguar nga taksat e popullit per arsy se eshte tv komtar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje