Deputetja demokrate Albana Vokshi e ftuar mbrëmjen e sotme në “Radarin Informativ” në “ABC” u shpreh pro kërkesës së Sali Berishës për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së. Vokshi tha se është për respektimin e statutit të partisë.
“Unë jam për respektimin e procedurave, statutit, në këndvështrimin tim është çështje shumë e rëndësishme sepse nëse nuk zbatohet statuti atëherë përse duhet t’i kërkojmë qeverisë të zbatojë Kushtetutën.
Anëtarësia ka të drejtë të mbledhë Kuvendin, ¼ e anëtarëve të Kuvendit, në cdo kohë që kërkojnë. Nuk duhet miratimi i Kryesisë.
Është një hap përpara për respektimin dhe demokratizimin e partisë. Që kur Basha publikoi vendimin (për përjashtimin e Sali Berishës) e kam thënë mendimin tim se duhen respektuar forumet, mendimi i tyre” tha ajo.
Sali Berisha nuk e ka fshehur ambicien duke deklaruar hapur se do të kandidojë për t’u rikthyer në krye të PD-së. Por a e mbështet Vokshi një rikthim të Sali Berishës? “Është anëtarësia që vendos, jo Albana” tha ajo.
Mos është gjë fotomontaxh me lopë ?
Kjo bythe lopa nuk di ku eshte vete,e jo me ku eshte PD-ke e cila e ka mare tatepjeten.
Po cfare politikane je ti moj ti dhe gjithe femrat e PD-se jeni vetem per pasarela te na tregoni kush ka veshjet me te shtrenjta. As qe ju pelcet per popullin ju qe ju ka dhene besimin. Na thoni cfare halli ju keni zgjidhur njerezve qe gjoja i perfaqesoni. Jam e sigurte zero. Do beni mire te largoheni nga politika se nuk jeni per ate pune ju vec keni vjedhur dhe keni mbushur xhepat tuaj. Shikoni si jeni fryre po pelcisni te gjithe. Skeni lene operacion plastik pa bere me parate e popullit qe ja zhvatet ne dekadat qe sunduat.Ne fund te themi ty dhe te gjitheve ne partine tuaj asa Basha as Berisha.
Me lope te egra.Kafshe te babezitura qe shqyejne c te gjejne perpara. Po njelloj jane ae ato te PS. Ky vend ka cof me keto gra e me keta burra qe shohin cdo nate atje.