Erion Braçe: Dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës

2 Nëntor 2021, 09:41Politika TEMA

Deputeti Erion Braçe ka reaguar pasi SPAK ka vendosur të marrë të pandehur kryebashkiakun socialist të mallakastrës, për një konflikt që ai ka pasur kur ishte emigrant në Greqi.

“Edhe nje here;

Gangster nuk je kur;

Emigron, punon si i tille, kerkon te paguhesh per punen qe ben.

Poooo, faj eshte te kerkosh te paguhesh per punen qe ke kryer edhe me force-nese provohet e tille.

Por gangster në politikë nuk je!

Gangster je kur;

Emigron, punon ne pune te pista duke ju dhene krimit me gjithe fuqine tende, vjedh makina dhe i trafikon, trafikon droge e arme, siguron te ardhura pa mase dhe kthehesh ne vendin tend ku, me ato para, ble kedo qe merr vendim te te bej udheheqes politik, me ato para ble vota cep e me cep te territorit politik ku te kane bere MBRET!

Dekriminalizimi për fat të keq po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës”, thotë ai në reagimin e vet.

2 komente në “Erion Braçe: Dekriminalizimi po shërben si amnisti për gangsterët e vërtetë të politikës”

  1. Labi i zemeruar says:

    Tamam,zoti Brace! Mundet qe ky kryebashkiak i Mallakastres ,ne kohen qe ka qene emigrant ne Greqi,ka ndeshur ne fenomenin e perhapur ne Greqi (dhe kete e kane provuar shume nga emigrantet qe kane kaluar apo qe jane ende ne Greqi, qe pasi punon per nje fare kohe punedhenesi nuk te jep parate dhe ti ndihesh i pafuqishem te gjesh te drejten tende sepse edhe dokumenta nuk ke dhe kryesorja ligji nuk ka qene dhe nuk eshte me ty.atehere c’i mbetet emigrantit te beje? Te perdore forcen me aq sa ka mundesi…dhe atehere lajmerohet policia e te rremben zvarre e te con ne gjykate e te denon,ose largohesh me gisht ne goje qe te mos perfundosh ne burg apo te denojne ne mungese dhe e merr vesh vetem kur te te kete ekspozuar qyte-kari dixhital i Shqupit,nepermjet grupit te mbledhjes se sekreteve te politikaneve e dosjeve qe formulon per ti perdorur kunder kujtdo qe nuk eshte ne lojen e tyre…Keshtu mund t’i kete ndodhur dhe ketij te varferit.Dhe ndodh qe pikerisht banda politike e PD-se e ashtuquajtura demokratike,e zbulon kete dhe e ben flamur,sepse ky per fatin e tij te keq nuk eshte anetar i bandes kriminale PD-iste,ku per ironi te fatit jane mbledhur “engjejt” Berisha,Basha,Noka,Alibeqiri,Palok-ari,Gazi me syze e te tjere brigante kriminele,te cilet,si me magji nuk i kapka ligji i famshem i “dekriminalizimit” dhe kap kete fakirin ne raport me ta.Hajde gjeje e kuptoje kete! Ky paradoks ndodh vetem ne vendin tone.Le te shpallet Non Grata kryebanditi Berisha per gjithe te zezat qe ka bere per 30 vjete,le te deponoje Izet Haxhia dite e nate dhe dosjet ne ngarkim te tij te jene carcafe,le te beje emisione televizori per aferen kriminale te ish klubit sportiv Partizani etj etj por SPAKU i Krajes merret me kete e jo me Berishen,as me Mete-Moniken apo me Bashen! Konkluzionet dalin vete per cdo njeri me mendje ne koke si per me nder “Ligjin e dekriminalizimit” ashtu dhe per Krajen e miqte e kumbaret e tij me xhepat plot me para!

  2. Berti says:

    POZICIONIMI I SPAK-UT DERI TANI ESHTE SHUME I DYSHIMTE.INDIVIDET QE PUNOJNE ATY MESA DUKET JANE FRIKACAKE E SPURDHJAKE.MERREN ME FALLCIFIKIM DEKLARIMI E NUK PO MERREN AKOMA ME KRIME TE POLITIKANEVE VRASES SI ME 21 JANARIN, TREBICKEN, ARTAN SANTON, ÇEZ – DIA, GERDECI ETJ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje