Nikoll Lesi u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se ka informacion që Sali Berisha do të marrë Partinë Demokratike dhe do të bashkohet me partinë e presidentit Ilir Meta, LSI-në.
“Ndoshta gaboj, por kjo është një lloj e aleancës së Bashës dhe Ramës, për të dalë te dyshja Berisha-Meta.
Ka informacion që Berisha e merr PD dhe Meta është një me Berishën, dhe do të jenë në një fron kundër Ramës”, u shpreh Lesi.
Lesi rrëfeu edhe një bisedë, me një deputet pro Lulzim Bashës, që i deklaroi se do t’i bashkohet Berishës, nëse ky i fundit ngre njerëzit në protesta.
“Që është fakt, që baza demokrate është me doktorin, kjo kot të diskutojmë. Problemi është do të kemi një Berishë si në 2005, apo jo? Është pak tragjike dhe komike ti rikthehemi Berishës si shpresë. Por jemi të detyruar të pranojmë faktin. Më mirë ujë i trazuar sesa ujë i ndenjur.
Bashën, e njoh dhe e respektoj për kulturën europiane, por për në Shqipëri, duhet lideri i fortë, përbashkues, të thotë hajdeni pas meje përballë regjimit. Jo populli përpara dhe lideri pas.
Berisha është faktor dhe PD-në e ka marrë, por dilema ime është, do të jetë një PD e madhe, një front, apo merr PD selinë dhe mund Bashën, por kaq.
Një vend pa opozitë të fortë, është vend i mbaruar.
Para tre ditësh, fola me një deputet pro Bashës. I thashë, nëse bëhet protestë e madhe dhe populli shkon me Berishën, ju do të rrini në seli apo në protestë? Më tha do të shkoj tek protesta, nuk pyes Bashën. Nëse Berisha përbashkon, bën një front të hapur”, tha ndër të tjera Lesi.
Nese ndodh edhe bashkimi “me vule dhe firme” Berisha-Meta,do te kemi te paren Parti,hapur Anti SHBA,ne Shqiperi ne keto 30 vite !! Shikoni mbeshtetesit,relativisht jane nder deputetet me medioker qe ka PD,si : Noka,Paloka,Spaho,Tritan Shehu,etj,.Si mund te shpresohet nga kjo sere individesh ? Mjere PD’ja dhe forca opozitare ne Shqiperi ! Berisha-Meta po tentojne te tregojne se kane mbeshtetje ,shikoni ata qe flasin ne “foltoret”,fund e krye injorante dhe shpesh burgaxhinj.Qellimi i qarte,po pergatisin dhe synojne destabilizim ! Turp kush i mbeshtet ! Lymi Tutit
Ja e mori PD .Ai e kishte PD dhe nuk e merr por vazhdon ta kete. Meta dhe Saliu gjithmone kane qene ne nje parti. Deri ketu nuk ka asnje cudi. Problemi qendron tek zgjedhjet .Rama i ka fituar dhe i fiton zgjedhjet pa problem duke qene emri Berisha ne skene dhe mbas skene.
Berisha dhe Meta kercenojne me revolucion. Revolucionin e kane provuar disa here dhe e kane patur kundershtarin e tyre. (Dmth kane dale me huq se huqi)
Tashme kane shtuar nje kundershatr akoma me te veshtire SHBA. Si do ja bejne me ta kur te dy derdimenet kane dosje te hapura. Kujtoni se ShBA terhiqet kur Saliu dhe Iliri do “marrin” partine . Prisni se ketu fillon gallata.
Boll fantazuat ne katundin tuaj te politikes Saliu dhe Iliri kane marre fund politikisht. Ata do eperdorin PD si bunkeret e Enverit funksioni i te cileve eshte vetem per te bere shurren.
Nikolla po deformohesh per dite dhe me shume.
Je gazetar ish deputet dhe si i tille te duhet te japesh mesazhe dhe jo te merresh me intriga dhe me the te thashe.
Mos e ul me shume veten sepse ske me moshe per nje faze te fundit.
Mbylle kete etape me shkelqim si ka qene dikur Koha Jone,mos harro kush ta dogji.
E çë pastaj??
Të gjitha fundrrinat bashkë! – ka më mirë për këtë popull e këtë vend?
Nikoll , po ata bashkë kanë qënë , harove kur njëri e etiketonte me floririn dhe me ca kufoma mbrapa Dajtit , ndersa tjetri i përgjigjej se një herë e kam dhënë doreheqjen për Zenin , po protestat PAQËSORE ME MOLOTOV , USHTA E SHTIZA NË DERA E KRYEMINISTRISE DHE PARLAMENTI , PO MASAKRIMIN E KAZANËVE TE PLERAVE ME ZJAR i harove , po 2 MARSIN E BESËLIDHJES ,PA NGJYRIME POLITIKE TEK PRESIDENCA ?!!!
Bashkë kanë qënë dhe janë , jo se kanë problem të madh rrëzimin e Ramës ,mirë janë dhe kështu ,por se i bashkon IDEALI DHE HALLI i përbashkët që kanë , që ti i di mirë !