Edith Harxhi, ish-kandidate për kryetare të PD, ishte e ftuar në Ditarin e mëngjesit në A2 CNN nga ku komentoi zhvillimet më të fundit në partinë më të madhe opozitare.
Harxhi u shpreh se deri tani janë mbledhur firmat e 70% të anëtarësisë së PD për mbajtjen e kuvendit kombëtar më 11 dhjetor.
“Më 11 dhjetor do të ketë një kuvend kombëtar të PD. Mesa di unë, deri tani janë mbledhur 70% e firmave të anëtarësisë, duke kaluar pritshmëritë. Më në fund, pas 30 vitesh, PD do t’i kthehet të djathtës reale. Do të ketë një analizë të vendimeve të kryetarit në detyrë të Bashës. Do të ketë një votim për statutin e ri dhe referendumin. Do të kthehet referendumi si pjesë e statutit të PD. Zgjedhjet për kryetar do të jenë të parashikuara në një moment tjetër”, u shpreh Harxhi.
Deklaratat e fundit të Bashës, se ai ka mbështetjen e 95% të anëtarësisë së PD, Harxhi i komentoi si skupe mediatike.
“Janë skupe mediatike për të shpëtuar nga ky hall i madh që e ka zënë aktualisht sepse do të ketë edhe ai një mënyrë se si do të dalë nga kjo krizë kaq e madhe, të shpëtojë fytyrën. Do të ketë zhvillime të tilla gjatë javëve të ardhshme që do të sjellin largimin e Bashës nga karrigia që ai mban”, u shpreh Harxhi.
NGA BURIME TE MBRENDESHME TE ORGANIZATOREVE TE FOLTORES ( NJERI PREJ TYRE NJE MIKU IM) ME THA NE PIJE E SIPER QE SHUMICEN E FIRMAVE TE ANTAREVE TE KESHILLIT KOMBETAR I KEMI FALLCIFIKUAR.FIRMA TE VERTETA DERI TANI NUK KANE SHKUAR ME SHUME SE RRETH 5 %.
KETE MA KONFIRMOI DHE NJE PERSON TJETER.