Ylli Manjani: Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador, s'krahasohet fare me Shqipërinë

15 Nëntor 2021, 09:51Politika TEMA

Ylli Manjani i ka konsideruar një tjetër leksion demokracie balotazhin e mbajtur të dielën për zgjedhjen e drejtuesve lokalë në Kosovë.

Në një postim në facebook, ai shkruan se në anën tjetër të kufirit politika lëviz, kryetarët ikin me votën demokratike të qytetarëve që nuk pyesin asnjë ambasador kur dhe përse.

Kosova voton. Pushteti atje ndryshon. Politika lëviz. Kryetarët ikin. Askush nuk e ka me tapi. Kosova voton demokratikisht pa pyetur asnjë ambasador si, kur e përse! Votohet shpesh. Populli realisht vendos. Me votë Kosova na tregon se si ndryshon vendimmarrja në rrugë demokratike.

Demokracia nuk njeh as mandate e as afate.Në Shqipëri….. lëre fare më mirë! Nuk krahasohen dot me ne ata… Nga monizmi në monizëm.Nga humbja në humbje. Asgjë nuk ndryshon. Zgjedhjet janë votime dhe mezi bëhen një herë në katë vjet si kampionati botëror i futbollit”, shkruan ai.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje