Pas fjalimit të Doktorit në Foltoren e sotme rreth jehonës ndërkombëtare të Foltores, shumë njerëz filluan të pëshpërisnin me njëri- tjetrin që për Foltoren ka fol dhe Papa.
Në fillim, kjo u dëgjua nga Muli, që ja tha Palokës si katolik.
Pastaj Paloka ja tha dikujt në telefon si katolik, që ka fol dhe Papa për Foltoren.
Pastaj lajmi u përhap dhe shkoi në Dioqezën e Rrëshënit, ku u njoftua Dom Meta se për Foltoren ka fol dhe Papa.
Prifti u gjend i papërgatitur dhe ju duk çudi e madhe.
Ai vet nuk ka lënë rast pa fol për politikë, por deri këtu iu dukej çudi.
Si ja kishin gjetur anën Papës?
Lajmi vazhdonte të përhapej me shpejtësi në Veri, sidomos mes besimtarëve katolikë, si jehonë.
“Papa ka fol për Foltoren… Papa ka fol për Foltoren”.
Pas kësaj filluan të kërkojnë lajmet nga Vatikani, por Papa nuk kishte asnjë deklaratë.
As në faqen e internetit, as në Radio Vatikani nuk kishte deklarata.
Shkuan përsëri tek Muli.
-Nga Roma nuk ka asnjë deklaratë nga Papa, i thanë.
-Jo nga Roma. Papa foli nga Uashingtoni, tha Muli.
Atëhere filloi një valë e dytë thashethmnaje.
-Papa ka fol nga Uashingtoni…. Papa ka fol nga Uashingtoni…
Me këtë rast shtohej dhe një fjali që ka shkuar të mbyllë “Dosjen e Doktorit” dhe Biden ja ka dhënë fjalën.
Shqetësimi u rrit sërisht.
Filluan të kërkojnë faqet e Uashingtonit, por s’po gjenin asnjë lajm.
Kërkonin mos kishte ndonjë lajm që Papa është në Uashington. Nuk kishte.
Pyesnin a ka lëvizur Papa, u thanë është në Vatikan.
Shkuan sërisht tek Muli.
-Nuk po e gjejmë deklaratën e Papës në Uashington, i thanë.
-E keni tek Zeni.net, tha. Bert Papa ka përshëndetur Foltoren nga Uashingtoni.
Pas kësaj të gjithë u çliruan dhe një gëzim i madh përshkoi mbështetësit e Doktorit, që më në fund kishin siguruar mbështetjen dhe nga Uashingtoni.
Shto dhe Kokalarin nga Miçigani, tani SHBA ishte me Foltoren.
Po Jar kapterrin, nuk e paskan permendur hiç!! Kjo osht shume revoltuese, burra… O none, o none, ça na ka gjet… Me sigur Çim Gjata, surrat hipopotami, do ngreje ndonje padi publike ne Zanzibar, tek ajo gjykata nderkmbetare e hipopotamëve galaktikë per anashkalim te te drejtave te njeriut..
z.Veladin,më duket se je rrotë me rrotë me Meron.
Kujdes se do ngjallni xhelozi me profesionidtet e humorit!?