VIDEO: Armando Duka shfrytëzon lojtarët e Kombëtares për t’i bërë reklamë bizneseve të tij

16 Nëntor 2021, 14:39Sport TEMA

Pas përfundimit të fazës së grupeve për eliminatoret e kampionatit Botërori, ku Shqipëria nuk pati një paraqitje dinjitoze, presidenti i FSHF-së Armando Duka ka nisur të përdorë lojtarët për tu bërë reklama biznesve të tij.

Lojtari që Armand Duka ka përdorur për reklamën e bizneseve që ai zotëron është mesfushori Qazim Laçi, i cili në një video të publikuar nga faqja e Digitalb i bën reklamë kësaj të fundit.

Kujtojmë që presidenti i FSHF-së është një ndër aksionerët kryesorë të Digitalb dhe për përfitimet e veta personale po keqpërdor lojtarët kuqezi ti bëjnë reklamë.

Kjo nuk është hera e parë që Armando Duka shfrytëzon FSHF-në dhe aktivitetet futbollistike për të reklamuar bizneset e tij, gjë që është kategorikisht e ndaluar.

Pak muaj më parë ishte Autoriteti i Konkurencës që me anë të një vendimi tregoi se si Duka kishte kryer shkelje me një konflikt të pastër interesi duke ia shitur të drejtën televizive të Superiores kompanisë Digitalb ku ai është aksioner. (TemA)

2 komente në “VIDEO: Armando Duka shfrytëzon lojtarët e Kombëtares për t’i bërë reklamë bizneseve të tij”

  1. Ladi says:

    Ky person eshte vampiri i futbolit shqiptar!..
    Eshte lugati i tifozave shqiptar!..
    Eshte monstra e sportit shqiptar!..
    Eshte kerma, zgjyra, llumi, e keqja, etj, e ketij vendi!..

  2. Hahahahaha says:

    Ku mi gjejn keta jevgj….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje