Pas daljes së Foltores është shkaktuar një tronditje e madhe në gjithë botën shqiptare.
Foltorja ka ndarë jo vetëm PD në dy pjesë, por dhe familjet shqiptare.
Kjo ka të bëjë me fuqinë e fjalës së Doktorit.
Ndarja e parë e madhe ka ndodhur brenda familjes së lexueses së parashikimit të motit.
Ajo është ndarë nga vjehrra për këtë çështje.
Kjo natyrisht i ka bë mirë asaj, pasi është me e qetë, por fakti që Doktori e ka frymëzuar atë të sakrifikojë dhe brenda familjes, tregon për fuqinë e fjalës së tij.
Po ashtu në Korçë është i njohur fakti që një bloger i njohur i PD ka shkuar me Doktorin, kurse djali ka shkuar me Lulin.
Dhe këtu fuqia e fjalës së Doktorit ka qenë e madhe dhe gjërat kanë shkuar në ekstrem.
Po ndarja më e madhe ka qenë brenda familjes Kokalari.
Siç dihet, kjo familje është e ndarë mes lidhjeve me Enver Hoxhën dhe pjesëtarët e saj të persekutuar nga Enver Hoxha.
Doktori ka ndërhyrë dhe këtu.
Ai e ka ndarë familjen Kokalari në dy pjesë.
Në anën e Doktorit janë ata që kanë qenë me Enver Hoxhën, kurse kundër Doktorit janë pjesa tjetër e Kokalarëve.
Kjo tregon se fuqia e fjalës së Doktorit ka bërë që dhe pjesën pro Enverit ta kthejë me vete dhe t’i ndajë nga ata që kritikojnë Doktorin.
Ka dhe shembuj të tjerë shumë kuptimplotë, por do të mjaftonte që personazhet që dalin në tribunë me Doktorin, kanë hyrë në luftë me familjet e tyre për të, për të kuptuar fuqinë e fjalës së tij.
Ay BLOGERI i Korçës eshtë i zgjuar , i ka ndarë rolet , BABI me BABIN , DJALI me DJALIN , po fitoi BABI është BABI , po fitoi DJALI është DJALI !