Muli tregon pse Doktori bëri sot thirrje “O me mua, o me Lulin”

17 Nëntor 2021, 20:17Antena TEMA

Sot Doktori e humbi qetësinë. U ul e shkruajti vetë një editorial tek Zeni.net, ku u bëri thirrje anëtarëve të Grupit Parlamentar të merrnin pozicion, “O me mua, o me Lulin”.

Deklarata e Doktorit erdhi pas kërcënimit të Lulit se mund të përjashtojë Doktorin nga PD, për shkak të firmave fallso që po mbledh për mitingun e 11 dhjetorit.

Pas kësaj, Muli u shpjegoi demokratëve pse Doktori është i detyruar të bëjë këtë thirrje:

“Të dashur demokratë!

Luli po përpiqet të keqpërdorë neutralitetin e disa deputetëve në grupin parlamentar dhe t’i paraqesë si deputetë pro tij.

Kjo ka bërë që dy muaj pas Foltores, vetëm 14 depuetë të jenë me Doktorin, kurse pjesa tjetër të jenë shumicë me Lulin.

Ky është një imazh fals, ndaj Doktori vendosi sot ta prishi këtë bilanc të rremë.

Ai u bëri thirrje deputetëve të jenë “o me atë, o me Lulin”.

Kjo do të bëj që shumë deputetë, prej nesër ta ndajnë mendjen.

Deputetët që do të jenë me Doktorin, do të kenë këto privilegje:

1-Do bëhen anëtarë të Kryesisë së PD.

2-Do kenë shansin të jenë të gjithë në Qeverinë e re, ku Doktori do jetë kryeministër.

3-Njëri prej tyre, më i miri, do bëhet dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës.

4-Do kenë falas nga një pako boronica për Vit të Ri.

5-Gratë deputete do kenë falas të brendshme nga dyqani i Karminës në Bllok.

6-Ata më luftarakët do kenë akses tek Zeni.net dhe Zeni.tv, për t’u promovuar si politikanë.

7-Për deputetin më të zjartë në Parlament, mund t’i krijojmë një audiencë 2 orëshe me Çim Pekën, me rastin e Vitit të Ri.

Ata që do qëndrojnë me Lul Bashën, përveçse do linçohen nga demokratët e vërtetë, mund të humbasin përjetësisht të drejtën të dalin në foto me Aldo Bumçin”.

1 komente në “Muli tregon pse Doktori bëri sot thirrje “O me mua, o me Lulin””

  1. aladini says:

    Mosdalja ne foto me Aldo Bumcin eshte fatkeqesi e madhe ! Kam frike se do kete trazira .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje