Presidenti Ilir Meta publikoi në rrjetet sociale një video të vitit 2015, ku flet për kreun e PD Lulzim Basha, për të cilin shprehet se: “do të dëgjoni çudi të mëdha”.
“Të dashur miq, Më këtë freskim kujtese, për një konstatim që në vitin 2015, ju uroj të gjithëve një fundjavë të mbarë, të paqtë dhe të gëzuar, përfshirë edhe “artistin” e Rilindjes”, shkruan Meta krahas videos.
Presidenti Meta ka zgjedhur këtë mënyrë për t’iu përgjigjur Bashës, i cili ditën e djeshme deklaroi se Meta i kishte shkatërruar fushatën PD dhe vetë LSI.
Ndërkohë në një reagim më herë presidenca thotë se Basha është një kryetar kukull dhe hipokrit dhe se i është ulur në gjunjë Metës me lot në sy në Gjermani ku i kërkonte që të anulonte zgjedhjet vendore të 2019.
“Hipokriti, që gjoja do përmbyste me dhunë regjimin në mitingun e 8 qershorit 2019, iu lut në gjunjë dhe me lot në sy Presidentit Meta, në Gjermani, për t’i anulluar zgjedhjet vendore se nuk i kontrollonte dot më njerezit dhe se mund të kishte gjakderdhje”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Presidencës.
Pa lidhje fare… mjer ky popull cfare voton per tu udhehequr
Percares ne cdo drejtim…..mbeshteres i berishizmit, kaloi hapur me faltoren, si armik I betuar I USA. Ptu fare e keqe.
po pse nuk jep vidion e priftit per 700000euro rushfet, po vidion ne darken me berishen nje dite para gjyqit qe do te te kaleshe ne burg, po vidion e sonilaa meces per vilen e monikes ne lazel po vidiot ne luften per te fituar dushin e vlores. mos u merr me vidio, se vetfundosesh keq. ke edhe nje vidio tjeter duke u share e rrahur me polic per zyrat e nje partie me kryetar nga fisi i monikes ne diber, po tu shfaqen gjitha vidiot do vrasesh vehten. kujdes
Ky e ka shumë të madh per Berishën e demokratët , RESPEKTIN , se Berisha ja di të gjitha , e ka KUMBAR se i ka vënë MBIEMRIN FLORIRI , VRASËSI , KONTRABANDISTI , kanë dhe marveshjen “POPULLI i 2 MARSIT “ !