Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj së bashku me zëvendës-kryeministrin Arben Ahmetaj, firmosën një marrëveshje bashkëpunimi me Presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, për furnizimin e Tiranës me 24 orë ujë, e cila do t’u shërbejë rreth një milionë banorëve.
Në fjalën e tij, kryebashkiaku Veliaj tha se 6 vjet më parë Tirana ishte me 6 orë ujë dhe tani është me 17-18 orë ujë, madje disa zona kanë furnizim me 24 orë ujë.
“Jemi dita me natën me atë që gjetëm: rrjeti i ujësjellësit i ngjante një kulluese marakonash, ku uji vidhej rregullisht, makinat laheshin me ujë të pijshëm, po ashtu edhe misri ujitej me ujë të pijshëm. Fillimisht u desh të rikuperonim humbjet, të kishim një ndërmarrje më efiçiente, që të mos ishte më një parking militantësh, por një ndërmarrje me misionin për të shërbyer. Tani mund të them me krenari se ndërmarrja ka jo vetëm performancën më të mirë në Shqipëri, por sot është një ndërmarrje që ka arritur t’i paguajë vetë kreditë e marra, që ka financa më të shëndosha. Megjithatë, jemi ende larg ambicies sonë për Tiranën 24 orë ujë, por ky është plani ynë për vitin 2024. Sot firmosim kredinë më të madhe në historinë e ujësjellësit të Tiranës, si një mënyrë për ta çuar në marshin e pestë kalendarin tonë të investimeve. Në 2-3 vitet e ardhshme ne parashikojmë të hapim një kantier që të shtrojmë 45km tubacione në Tiranë, si dhe të sigurojmë një unazë presioni, e cila na jep mundësinë të furnizojmë të gjitha njësitë me të njëjtën sasi uji, edhe në lagjet më fundore të Tiranës, sidomos lagjet e reja dhe zonat e veçanta si “Astiri”, “Fresku” dhe “Liqeni i Thatë””, shpjegoi Veliaj.
Zëvendës-Presidentja e Bankës Europiane për Investim, Lilyana Pavlova, e cilësoi Bashkinë e Tiranës një partner të shkëlqyer, me të cilën po punon për zhvillimin e shumë projekteve të rëndësishme, që synojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.
“Sot nënshkruajmë kontratën për investimin më të madh në vend në emër të BIE, nga e cila përfitojnë më shumë se 1 milion banorë. Ky investim redukton kostot e energjisë dhe sjell një infrastrukturë të qëndrueshme. I jam mirënjohëse Bashkisë së Tiranës për dedikimin. Është partneri ynë ekselent, me të cilin po punojmë për të zhvilluar shumë projekte. Jemi me ju për të ofruar jo vetëm investime, por dhe ekspertizën për të gjitha nevojat teknike në procesin e përgatitjes së këtyre projekteve dhe më pas në zbatimin e tyre”, tha Lilyana Pavlova.
Zëvendës-kryeministri, Arben Ahmetaj u shpreh se marrëveshja e sotme është një nga më të mëdhatë dhe një projekt që do u shërbejë rreth 1 milion banorëve.
“Është një nga marrëveshjet më të mëdha 144.5 mln euro. Kompotenti i dytë është infrastrukturor. Gjetja inxhinierike e unazës së Tiranës për ujin është fantastike. Unaza zgjidh përfundimisht të gjithë këtë dilemë inxhinierike të dikurshme, përpos që investon në të gjithë rrjetin që ka qenë i ezauruar, por vitet e fundit është investuar për ta ripërtërirë. Me këtë investim të madh, modernizohet gjithë infrastruktura e ujësjellësit të Tiranës”, nënvizoi Ahmetaj.
Projekti “Furnizimi dhe shpërndarja” me ujë për Tiranën (UKT), ka për qëllim të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës së rreth 800,000 banorë të qytetit të Tiranës, duke siguruar furnizim të sigurt dhe të vazhdueshëm me ujë të pijshëm dhe tësigurojë furnizim të sigurt dhe të vazhdueshëm me ujë për qytetin e Tiranës në përputhje me standardet e përcaktuara në Direktivën e Ujit të Pijshëm.
O Erjon ! Je djale punetor por mos genjeni kaq shume. Keni kaq vite qe thoni si ju si ata te PD qe do kemi uje 24 ore ne dite dhe prap asgje edhe pse kane kaluar 30 vjet qe nga hyrja e demokracise . Me mire mos beni deklarata kur nuk e dini sakte nese realizohet apo jo ky afat. Ndoshta dhe po por nga qe e degjojme prej vitesh te njejtin problem na tingellon keq.
Eshte e treta here qe genjen ky ordineri qe ba qenka kryebashkiak.Sic duket genjen kaq shume sa nuk mban mend genjeshtrat e tij
Do presim dhe trevjet, Erjon. Po rezervuaret mbi pallate kur do i hiqni se na i cpifen. Dukemi si kandahar.
Dhe ja me ne fund premtimi i pritur !Ne 2024 Tirana ,kryeqyteti i Shqiperise do te kete uje te panderprere !E papare ,se besoj se ndonje kryeqytet i çdo vendi qofte te zhvilluar ,qofte te pazhvilluar nuk do ta kete kete luks qe ne 24 te kete uje pa nderpreje!Edhe Kabuli,edhe Kaldahari qe kane dale nga lufta te shkateruar kane uje 24 ore o Kryetar i Bashkise pretendent per kryeminister!Po si nuk keni turp dhe e propagandoni or te pafytre qe talleni me kete popull sikur te keni zbritur nga ndonje planet tjeter!Asnje nga Ju ,udheheqesit e ketij vendi duke filloar nga toto Likja e deri tek kryebashkiaku me i rendomte i ndonje qyteti nuk i mungon uji apo ju e keni 24 ne 24 ore ujin per eksperiment!
Eshte turp te japesh kete siariq ore mjerane qe ju jane veshur syte ga luksi ku jetoni e s’keni me cipe e faqe te kuqe perpara ketij populli qe e keni çuar deri ne buze te varrit me premtimet tuaja bajate :Do te keni uje te pishem per 24 ore pa nderprerrje ne 2024.Ju qe neser duhet te ishit shkarkuar duke mos e mbyllur kete vit e jo me te pretendoni te qendroni deri ne 24 per ta bere kete premtim realitet!Mire me te tjerat po me ujin ç’patet xhanem? Po te isha ne vendin tuaj une do tua premtoja jo ne 2024 por ne 2064 qe njerezit t’ju votojne me shpresen qe do kene uje ne 24 ore pa derprrje.O sa mir me ken shqyptar ,o hej o hej o hej!