Topi i Artë, zbulohen shtetet që i dhanë fitoren Messit, ja si votoi Shqipëria

4 Dhjetor 2021, 17:35Sport TEMA

Topi i Artë i Leo Messit ka shkaktuar shumë polemika, sidomos në Europë, ku Robert Lewandowski shihej si favorit i qartë për këtë trofe.

Dje janë publikuar preferencat e të gjitha vendeve që morën pjesë në votime dhe duket qartë që argjentinasi është preferuar nga vende që kanë më pak kontakt me kampionatet europiane dhe që tërhiqen më shumë nga kompeticionet ndërkombëtare, siç është Kupa e Amerikës, e fituar nga Messi.

Në vend të parë, sulmuesi i PSG u rendit nga gazetarët e Kolumbisë, Kubës, Etiopisë, Guinesë, Emirateve Arabe, Ishujve Faroe, Xhibutit, Kosta Rikës, Greqisë, Hondurasit, Grenadës, Gabonit, SHBA-së, Uellsit, Belgjikës, Belizes, Kanadasë, Burkina Fasos, Argjentinës, Armenisë, Burundit, Kilit, Kinës, Kamboxhias, Andorrës, Barbadosit, Bolivisë, Libisë, Xhamajkës, Malavit, Maldiveve, Luksemburgut, Libanit, Maltës, Liberisë, Kazakistanit, Zelandës së Re, Porto Rikos, Perusë, Namibisë, Pakistanit, Filipineve, Ruandës, Sudanit, Taxhikistanit, Venezuelës, Vietnamit, Turkmenistanit, Sierra Leones, Singaporit, Somalisë dhe Uruguait.

Secili gazetar duhet të rendiste 5 futbollistët më të mirë sipas tij. Vendi i parë merrte 5 pikë, i dyti 4, i treti 3, i katërti 2 dhe i pesti vetëm 1 pikë.

Ndërkohë, Shqipëria votën e saj e ka dhënë për mesfushorin e Italisë, Jorginho, i cili në klasifikimin e Topit të Artë u rendit në vendin e tretë.

1 komente në “Topi i Artë, zbulohen shtetet që i dhanë fitoren Messit, ja si votoi Shqipëria”

  1. Bujar Kanapari says:

    Paguhet edhe per topin e arte.
    Une do te votoja Levandovskin.
    E meritonte per kontributin ne futboll.
    Nuk kishte pse fitonte Mesi per here te shtate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje