Haradinaj: Jemi të gatshëm të jemi aleatë të Kryeministrit në betejën politike me Serbinë

6 Dhjetor 2021, 15:53Rajoni TEMA

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është i gatshëm që në çdo kohë e në çdo situatë të jenë aleat i Qeverisë dhe Kryeministrit, Albin Kurti, që në betejën politike me Serbinë, ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin dhe sovranitetin e vendit. Haradinaj thekson se Kosova sot nuk e ka komoditetin e debateve as për tërheqje, as për dorëheqje e as për zgjedhje të reja.

“Informatat për situatën e sigurisë në Ballkan, kurrë nuk kanë qenë më shqetësuese në këto njëzet e sa vjet. Kosova sot është përballë sfidave të mëdha që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Natyrisht sfida më e madhe është marrëveshja finale me Serbinë, e cila ka të ngjarë të hyjë në fazën e vet përfundimtare”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së thotë se Qeveria Kurti e ka marrë mbështetjen e mbi 50 për qind të popullit, për t’i zgjidhur temat e mëdha, dhe nuk e ka komoditetin as ta mendojë tërheqjen.

“Qeveria e Kosovës dhe Kryeministri i saj Albin Kurti, e kanë marrë përgjegjësinë por edhe besimin e elektoratit, për t’i adresuar të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përmbylljen e shtetësisë së Kosovës. Kjo Qeveri dhe ky Kryeministër e kanë kërkuar dhe e kanë marrë mbështetjen e popullit, 50 plus për qind, për t’i zgjidhur temat e mëdha dhe sot nuk e kanë komoditetin që as ta mendojnë tërheqjen eventuale nga kjo betejë. Në të kundërtën kjo do të konsiderohej dezertim në raport me interesin shtetëror e kombëtar të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Kreu i AAK-së thotë se Kosova ka nevojë për unitet politik. Haradinaj thotë se ai dhe partia e tij janë të gatshëm të jenë aleatë të Qeverisë, në betejën politike me Serbinë.

“Kosova sot, më shumë se kurrë ka nevojë për unitet politik, në mënyrë që njëzëri ta mbrojë interesin e vet. Unë dhe Partia ime si dhe Grupi Parlamentar i AAK-së, jemi të gatshëm që në çdo kohë e në çdo situatë të jemi aleatë të kësaj qeverie e të këtij kryeministri, që në betejën politike me Serbinë, ta mbrojmë Kushtetutën, integritetin dhe sovranitetin e vendit. Kjo duke mos rrezikuar për asnjë moment të drejtat e pakicës serbe në Kosovë. Kosova sot nuk e ka komoditetin e debateve as për tërheqje, as për dorëheqje e as për zgjedhje të reja. Qeveria e shumicës duhet t’i marrë përgjegjësitë e zgjidhjes së çështjeve të hapura. Për beteja të brendshme politike kurrë nuk është vonë”, ka shkruar Haradinaj.

3 komente në “Haradinaj: Jemi të gatshëm të jemi aleatë të Kryeministrit në betejën politike me Serbinë”

  1. Artan Sejko says:

    Më në fund pak aresye.

  2. Blerand says:

    Kryemnel i rryr, hiq me pak se Thaçi.

  3. Zamir Lubonja says:

    Haradin or kokeshkemb!
    Ti je nje gomar qe dhelprat serbe te shfryrezojne. Keshtu te shfrytezoi kryedhelpra me emrin Sali qe te futi ne koke “taksen 100 perqint”. Kjo takse dhe reciprrociteti i Albinit e cuan ceshjen e Kosoves dhjetra vite mbrapa. Keto ndihmuan Vuciqin te rikuperohej dhe bile edhe Merkelin te cuditej. Ajo edhe pse ishte kunder “shkembimit te territoreve”, te urdheroi ty ta hiqje taksen… Demi u be sepse ti nuk kuptoje se Saliu e kishte marre udhezimin nga Vuciqi te te “mersonte” te vije kete takse qe Vuciqi te dilte nga bisedimet sepse ai nuk ishte gai te nenshkruante mevetesine….Tani ti thua :”hajde edhe njehere ta bejme bashke, o i dashuri Albin”….
    Ne mungese te Sali Berishes, nuk dihet se kush te perpunon. Je patriot por gomar. Nuk kupton nga aleancat dhe nuk di se ceshte e mira per Kosoven. Po te ishje pak i zgjuar do kishje ikur me kohe nga politika. Me vjen keq qe duke bashkepunuar me Kurtin per te sabotuar ceshjen e Kosoves, po humbet edhe biografine tende. Ti dije te luftoje, por nuk di te kuptosh se puna agjenturore eshte me komlekse se pushka…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje