Paralajmërimi i OBSH për Omicron: Mos prisni deri sa të mbushen spitalet, do jetë shumë vonë

9 Dhjetor 2021, 11:28Bota TEMA

Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka paralajmëruar  qeveritë dhe njerëzit për përhapjen e variantit Omicron, duke theksuar se përhapja e variantit të ri është më e rrezikshme për shkak të ri-infektimit.

Qëllimi i OBSH-së është të nxisë vendet që të marrin masa  në vend që të presin derisa spitalet e tyre të mbushen dhe të jetë shumë vonë.

Rastet në Afrikën e Jugut janë rritur më shumë se 1400% gjatë dy javëve që kur Omicron u identifikua për herë të parë, sipas statistikave të departamentit lokal të shëndetësisë. Ndërkohë që shkalla e pozitivitetit është rritur në 26%.

Sipas OBSH-së, ky variant ka diçka pozitive pas shkakton simptoma më të lehta se Delta, megjithëse është ende herët për të arritur në përfundime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje