Një fotografi për histori...

9 Dhjetor 2021, 10:33Bota TEMA

Në Kosovë kemi disa fshatra me çerkezë. Ata ngaherë ndihen shqiptarë, por origjinën e kanë nga një popull kaukazian.

Me prejardhje çerkeze është edhe ministri i ri gjerman i Bujqësisë dhe Ushqimit Cem Özdemir.

Prindërit e tij shkuan nga Turqia në Gjermani. Özdemir është politikan i partisë së Gjelbër të Gjermanisë.

Në këtë fotografi Özdemir shihet me Serap Güler.

Ajo i uron Özdemirit çdo të mirë në postin e ministrit, e quan shembull.

Serap Güler është bijë e një çifti gastarbajterësh turq, babai i saj punoi 40 vjet si minator në Gjermani.

Güler është deputete e CDU-së, partisë konservatore kristiane gjermane.

Një myslimane në partinë e krishterë? S’ka kundërthënie këtu: Güler e sheh veten si myslimane liberale që angazhohet për të njëjtat vlera si të krishterët liberalë.

Kjo fotografi më kujtoi një udhëtim në vitin 2007. Rruga: Zagreb-Sofje. Në timon: një koleg nga një gazetë tjetër e Zürichut.

Pak para Dimitrovgradit kolegu tha: a vëmë bast se pas 30 vitesh ministri i mbrojtjes i Zvicrës do ta ketë mbiemrin Kelmendi apo Gashi?

Më 2007 këtë e quaja një fantazi autostrade. Sot, gati 15 vjet më vonë, e shoh si opsion real. Pas 20 vitesh.

Atëherë mund të ndodhë që një politikan me origjinë shqiptare të bëhet ministër në një vend perëndimor dhe këtë post atij t’ia uroj një deputete me prejardhje shqiptare nga një parti tjetër.

Asgjë nuk është e pamundur, çdo gjë është e mundur! (Enver Robelli)

6 komente në “Një fotografi për histori…”

  1. Sara says:

    Cfare do te thote ne shqip “gastarbajter”?!!!!

    1. Ilirjan says:

      Gastarbeiter…. Punetormik, apo punetor i huaj, i ardhur. Arbeit…(arbajt) pune. Arbeiter… (arbajter) punetor…. sa per muhabet?

  2. aaaaa says:

    Duke perdorur shqipen si cels te te gjitha gjuheve te botes dhe nqs nuk gabohem gastar nenkupton qelq ose xham dhe bajter qe beje ose me bere,pra eshte nga nje krahine ne Turqi qe mileti jane marr historikisht me prodhimin e qelqit ose xhamit.Nejse ja futa kot,,po pyet nonji cerkeze.

  3. @ says:

    Kur nje analist qe e quan veten Shqiptar , i drejtohet shqiptareve me nje gjuhe qe vetem Shqip nuk mund ta quash. Atehere pse nje Cerkez nuk mund te behet minister ne Gjetmani.

  4. AC/DC says:

    Zemra mal per vëllezrit turq,Vero. Myslymoni myslymon ngelet. Prite kur ta çojë buqësinë në Gjermani njëlloj me ate te myseqesë. Rracë mu*i

    1. Kanguri says:

      Ac/dc. ??? me lot…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje