Bledar Selmanaj, i dyshuar si autori i vrasjes së Xhulian Bullarit, ka tentuar të arratiset nga spitali i burgut të Peqinit ku ishte për mjekim.
Ai më parë ka tentuar të vetëvritet në qelinë e burgut të Peqinit.
Sipas informacioneve mësohet se Selmanaj ka tentuar të thyejë sigurinë me qëllim arratisjen e tij, por ajo është parandaluar nga gardianët e burgut, duke mos lejuar që i akuzuari për vrasje mos të kalojë as sektorin ku ai ishte izoluar. Ngjarja mësohet ka ndodhur mbrëmjen e së martës.
Selmanaj u arrestua më 21 gusht në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, 4 ditë pas ekzekutimit të 25-vjeçarit Xhulian Bullari, ngjarje e ndodhur në fshatin Babicë të Vlorës. Ai rezulton person me probleme të shëndetit mendor, ndërsa në Gjykatë nuk e ka pranuar krimin për të cilin akuzohet.
Bullari u gjet i vdekur në një makinë tip ‘Fiat Punto, i qëlluar me tre plumba nga pasagjeri. Ndër pisat kryesore të hetimit për vrasjen është prishja e pazareve të drogës mes dy rinjve.